5 marifete për të rritur energjinë

Keni qëndruar zgjuar tërë natën me një foshnjë nazeli dhe mezi i mbani sytë hapur. Si do t’ia bëni të rezistoni gjatë gjithë ditës? Pr...


Keni qëndruar zgjuar tërë natën me një foshnjë nazeli dhe mezi i mbani sytë hapur. Si do t’ia bëni të rezistoni gjatë gjithë ditës? Provoni këto marifete për të shtuar energjinë, të shtjelluara nga psikolog-u Hendrie Weisinger, autor i librit “Gjeniu i instinktit”: Korrigjoni instrumentet e nënës natyrë për të përmirësuar shëndetin, lumturinë, familjen dhe punën.
Lëvizni
Vendoseni foshnjën tuaj në një karrocë dhe bëni një shëtitje rreth banesës tuaj. Lëvizja e muskujve tuaj përmirëson qarkullimin e gjaku-t, ju shton energjinë dhe ndihmon të stimul-ohet mendja juaj. Lëvizja krijon emocion, thotë Weisinger. Ajo gjithashtu nxit trupin që të çlirojë endorfinat, “hormonet që të bëjnë të ndjehesh mirë”, të cilat mund të përmirësojnë humorin tuaj dhe të reduktojnë stresin, një shkak i zakonshëm i lodhjes.
Kërkojeni dritën e diellit
Studimet kanë gjetur që ekspozimi ndaj dritës së diellit mund të ndikojë në ritmet tona të aktivitetit. Pra hapeni dritaren dhe lejoni dritën e diellit dhe ajrin e freskët të hyjnë brenda. Ose më mirë akoma, dilni për një shëtitje të shkurtër. Marrja e dhjetë deri pesëmbëdhjetë minutave ekspozim ndaj rrezeve të diellit dy herë në javë gjithashtu mund të sigurojë vitaminë D, një lëndë ushqyese e cila u nevojitet shumicës së grave. Midis të tjerave, vitamina D ndihmon trupin tuaj që të absorbojë kalcium-in, një mineral i cili ndihmon që kockat tuaja të forcohen.
Dëgjoni muzikë
Ka një arsye se përse neve pëlqejmë vallëzimin dhe ushtrimin me disa melodi të preferuara. Tingulli ka një efekt të fuqishëm mbi emocionet dhe nivelin tuaj të energjisë. Përse të mos krijoni një listë me këngë e melodi të cilat ua ngrenë gjendjen shpirtërore, që të mund ta dëgjoni kurdoherë që energjia u dobësohet?
Shoqërohuni me njerëz të lumtur dhe shumë energjikë
Weisinger e quan këtë “infektim emocional”. Rrethojeni veten me ata persona që janë plot energji dhe ata do të mund t’ua ngrenë humorin. Bashkohuni me nëna të tjera që shëtisin foshnjat me karroca dhe ushqehuni me atmosferën pozitive që ju rrethon.
Ushqehuni mirë që të keni energji
Zgjidhni fruta të freskëta, si portokallet, që janë plot me vitamina C që ua shton energjinë dhe me fibër dhe hiqni dorë fare nga ushqimet e stërpërpunuara dhe me shumë kripë të cilat mund t’ju lënë të ndjeheni të fjetur. Pini shumë ujë. Në qoftë se ju nevojitet një shtesë kafeine, lëreni kafen dhe trajtojeni veten me një copë të vogël çokollatë të errët.

Related

Shëndet & estetikë 941571643753919067

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item