10 mënyra praktike si të hiqni dorë nga sheqeri

Shëndeti –  Sheqeri, ky “armik” i rrezikshëm i atyre që po përpiqen të humbasin në peshë, njëkohësisht edhe po aq i dëshiruar p...




Shëndeti – Sheqeri, ky “armik” i rrezikshëm i atyre që po përpiqen të humbasin në peshë, njëkohësisht edhe po aq i dëshiruar për të shuar nepsin për ëmbëlsira, mund të menaxhohet lehtësisht duke ndjekur këshillat e mëposhtme
“Konsumoni më pak sheqer”, mund të jetë një këshillë e lehtë për t’u dhënë, por shumë e vështirë për t’u zbatuar. Megjithatë ekzistojnë mënyra që do t’ju ndihmojnë shumë të ulni konsumin e sheqerit të panevojshëm në trupin tuaj. Në fund të fundit, jeni ju që vendosni se çfarë do të bëni me ushqimin që ju vihet në pjatë dhe të produkteve që do të konsumoni. Ja se çfarë duhet të bëni për të sakrifikuar ëmbëlsinë e ushqimeve tuaja të preferuara.

  1. Edukojeni veten
Përpara se të tmerroheni dhe të hidhni çdo ushqim në plehra, merrni një çast për të kuptuar rekomandimet zyrtare të mjekëve për sheqerin dhe ndryshimin midis atij të tepërt dhe sheqerit natyror. Frutat, perimet dhe produktet e bulmetit kanë sheqer për nga natyra, e kjo gjë nuk ka pse duhet të jetë shqetësimi juaj. Frutat dhe perimet përmbajnë edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm si fibrat dhe yndyrat e mira, por duhet të kuptoni se mëlçia juaj nuk e përpunon sheqerin e tyre në të njëjtën mënyrë siç përpunon sheqerin nga një biskotë apo çokollatë. Me fjalë të tjera, sheqeri te mollët dhe specat nuk e shton peshën tuaj, siç bën një pije me ose pa gaz.
Për fat të keq, etiketat e produkteve ushqimore nuk janë gjithnjë të vërteta, gjë që nuk na ndihmon aspak për të matur sheqerin që konsumojmë. Në këtë rast, shmangni ushqimet që përmbajnë sheqer artificial dhe blini më tepër ato produkte ushqimore që nuk kanë shije të shumëllojshme, sepse në këtë rast kjo nënkupton se atyre u është shtuar sheqer i panevojshëm.
  1. Shikoni me kujdes emërtimet
Ka mbi 56 emra të ndryshëm për sheqerin e shtuar në ushqim, përfshirë shurupin e misrit me fruktozë të lartë, shurupin e orizit ngjyrë kafe apo çdo gjë tjetër që ka prapashtesën “ose”. Nëse disa forma të ndryshme të sheqerit shfaqen në etiketë, mendoni dy herë përpara se ta bëni atë produkt të rregullt në dietën tuaj. Mund të jetë shumë më pak i shëndetshëm nga sa mendoni.
  1. Kujdes me pijet
Burimi i tretë më i madh i kalorive në SHBA sot janë limonadat, që gjithashtu janë një nga burimet më të mëdha ku ne e marrim sheqerin. Një sasi shumë e vogël e pijeve me ose pa gaz që ne i konsumojmë çdo ditë, mund të përmbajë një sasi aq të madhe sheqeri saqë të hedhë poshtë çdo përpjekje tuajën për të humbur peshë. Provoni të mos i konsumoni këto pije të konservuara. Do ta kuptoni se do të shmangni shtimin në peshë të kilogramëve të tepërt, të panevojshëm për trupin tuaj.

  1. Blini versionin pa sheqer
Nuk ka rëndësi se çfarë produkti po blini, nëse keni mundësi zgjedhjeje duhet të kontrolloni për atë version që nuk ka sheqer. Kjo nuk do të thotë se produkti nuk e përmban sheqerin natyral, por që atij nuk i është shtuar sheqer nga prodhuesi, gjë që do t’ju bëjë një nder shumë të madh shëndetësor në harkun kohor të një viti.
  1. Bëni pazar pasi të keni ngrënë
Duket e lehtë të bëni zgjedhje të shëndetshme për veten, derisa ju shkelni në një supermarket. Nëse jeni të uritur, logjika juaj ka gjasa të zhduket dhe të bëni zgjedhje që mund të dëmtojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur një trup sa më në formë. Kini parasysh që sa herë të shkoni në dyqan, pikë së pari të keni ngrënë. Këshillohet të merrni edhe një karrocë të vogël dhe të mendoheni gjatë përpara se të bëni shpenzimet e nevojshme.

  1. Konsumoni ‘ëmbëlsira’ natyrore
Çfarë duhet të blini në vend të atyre ëmbëlsirave që kanë dyqanet? Ëmbëlsirën e natyrës, sigurisht, që është pa asnjë sheqer artificial. Në fakt, specialistët e dietës thonë se konsumi i një frute është një nga mënyrat më të shëndetshme për të plotësuar nevojën për diçka të ëmbël. Sigurohuni që të konsumoni një frutë sa herë keni dëshirën për çokollatë, po ashtu hani arra, lajthi apo bajame për t’u ndjerë më të ngopur.
  1. Kujdes nga frutat e konservuara
Të gjithë frutat e freskëta janë shumë të mira, por nëse jeni të dhënë pas frutave të konservuara apo shurupeve, duhet të kuptoni se shija e tyre e sheqerit është pikërisht ajo që duhet të shmangni për të jetuar shëndetshëm.
  1. Konsumoni fara koperi
Nuk dini si ta hiqni nga mendja dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira? Nëse konsumoni fara koperi, dëshira juaj mund të largohet. Përse? Sepse produktet natyrore që janë të ëmbla, por që nuk përmbajnë sheqer të shtuar ju ndihmojnë shumë të largoni dëshirën. Po ashtu, farat e koperit ndalin fryrjen e barkut dhe largojnë urinë.
  1. Konsumoni çaj
Herën tjetër që do t’ju shkojë mendja për një ëmbëlsirë, “mashtrojeni” veten me një filxhan çaji. Menta, xhenxhefili, kanella dhe çaji i malit ju ndihmojnë shumë të largoni dëshirën për ëmbëlsira. Një lugë mjaltë po ashtu do të funksionojë si një mënyrë e mirë për ngrënë sheqer natyror dhe të shëndetshëm.
  1. Krijoni balancë
Preferoni një çokollatë pasditeve? Atëherë përgjysmojeni sasinë, ruajeni pjesën tjetër për të nesërmen dhe shtojini pjatës suaj diçka të freskët dhe të shëndetshme në mënyrë që të merrni proteina. Kështu, përfitoni sheqer, por gjithashtu e balanconi këtë me një produkt të shëndetshëm.
Burimi: Revista Time






Related

Shëndet & estetikë 5427775132385706783

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item