10 çmenduri të Botërorit

Historia e futbollit është e mbushur me fakte nga më të çuditshmet dhe meqënëse jemi në prag të Botërorit, po ju propozojmë ato më inter...


Historia e futbollit është e mbushur me fakte nga më të çuditshmet dhe meqënëse jemi në prag të Botërorit, po ju propozojmë ato më interesantet duke nisur nga numri 10, ku gjejmë Sep Blater, i cili dikur besojeni apo jo, ka qenë president i shoqatës kundër heqjeve të lingeries nga çorapet dhe pro veshjes së getave të gjata nga gratë. Në vendin e nëntë gjejmë heroizmin e ish-presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Ottorino Barassi, që gjatë luftës së dytë botërore e fshehu Kupën e Botës poshtë shtratit të tij duke mos dashur që ajo të vidhej nga nazistët. Në vendin e tetë kemi luksin e shfrenuar të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë Botërorit, Itali 1990. Çdo futbollist i tyre, që do të shënonte në Kupën e Botës do të fitonte një Rolls Royce por dhe vjedhjen spektakolare që lojtarët e Zaires provuan t’i bënin autobusit që përdornin për lëvizjet e tyre gjatë turneut të 1974 duke dashur ta marrin atë me vete në Afrikë. Ndërkohë vendi i shtatë mbahet nga urdhri që dha gjyqtari i finales së vitit 1930, i cili i kërkoi policisë të kontrollonte 60.000 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Forcat e rendit gjetën plot 1600 pistoleta të fshehura mes turmës. Botërori i 1950 është i vetmi që nuk pati një finale të vërtetë. Me dhjetëra brazilian kryen vetëvrasje pas humbjes me Uruguain në ‘Maracana’. Kalojmë në vendin e pestë, ku mësojë se djali i Sadam Husein, Uday, torturoi skuadrën irakene pasi kjo e fundit nuk mundi të kualifikohej në Botëror. Në vendin e katërt gjejmë vrasjen e Andres Eskobar në 1994, pasi ky i fundit shënoi një autogol në portën e tij, në ndeshjen me SHBA të humbur 2-0 nga Kolumbia. Në vendin e tretë qëndron Katari, që po shpenzon 220 miliard dollar për të mirëpritur Kupën e Botës në vitin 2022, një shifër katër herë më e larte se ajo e shpenzuar për organizimin e pesë botërorëve të fundit të marrë të gjithë së bashku. Një shumë që kalon dhe buxhetin vjetor të Portugalisë, e cila është ekonomia e 48-të më e fuqishme në botë. Në vitin 2010, tifozët koreano veriorë të pranishëm në Botëror, kishin marrë leksione nga një kompozitor për të realizuar një duartrokitje sa më të zhurmshme. Trajneri pretendoi, se gjatë ndeshjeve Kim Jong Il e këshillonte atë nëpërmjet një celulari të padukshëm, që ishte shpikur po prej tij. Dhe së fundmi, në vendin e parë gjejmë takimin e vitit 1969 mes Salvadorit dhe Hondurasit, që u bë shkak për nisjen e asaj që njihet si ‘Lufta e 100 orëve’ mes dy vendeve, e cila shkaktoi 2 mijë viktima dhe 100 mijë refugjatë.







Related

Sport 8667544431095901103

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item