Zyrtarët e Prishtinës shkatërruan qytetin me ndërtime pa leje

Dhjetë zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë në gjyq për ndërtimet e parregullta në kryeqytetin e Kosovës. Prokurorja speciale deklaro...


Dhjetë zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë në gjyq për ndërtimet e parregullta në kryeqytetin e Kosovës. Prokurorja speciale deklaroi se 75 për qind e qytetit u shkatërrua si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve duke i konsideruar dëmet më të mëdha nga ato që solli lufta.
Drita Hajdari, një prokurore në çështjen ku 10 zyrtarë të komunës së Prishtinës janë nën akuzë për korrupsion, i krahasoi ndërtimet pa leje në kryeqytetin e Kosovës me dëmet që u shkaktuan nga lufta e viteve 1998-1999.
“Kryeqyteti i Kosovës i mbijetoi luftës pothuajse pa pasoja, por sipas analizës që kemi në dorë, ndërtimet e pasluftës dëmtuan 75 për qind të strukturës ekzistuese, përfshirë zonat e vjetra historike,” deklaroi Hajdari në fjalën e saj të hapjes së gjykimit në Prishtinë.
Aktpadia me 270 faqe thotë se mosveprimi i qëllimshëm i të akuzuarve i siguruan fitime prej 28 milionë eurosh kompanive të ndërtimit për shkak se të akuzuarit nuk zbatuan 36 urdhëra për shembjen e ndërtimeve pa leje. Kjo është një nga të paktat çështje në Kosovë ku prokuroria ka ndërmarrë hapa të fortë kundër korrupsionit.
Prokuroria ka ngritur akuza ndaj inspektorëve të ndërtimit të komunës Ismet Haliti Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj. Ata akuzohen se nuk i ndaluan ndërtimet e paligjshme në qytet për qëllime të përfitimeve personale.
“Ndërsa qyteti po shpërfytyrohej para syve tonë, një numër investitorësh u bënë të pasur brenda pak kohe falë zyrtarëve që vendosën të mbyllin sytë në vend që të ndalonin këto ndërtime,” tha prokurorja.
Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i ish-kryeinspektorit Ismet Haliti e vuri në diskutim pretendimin se sektori i ndërtimit qe problemi më i madh i korrupsionit në vend.
“Nga Raporti i Progresit të BE-së dhe shumë raporte të tjera të Bashkimit Europian, fushat me korrupsion më të lartë në Kosovë janë Ministria e Drejtësisë e pas saj, prokuroria dhe gjykatat,” Tha Krasniqi.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
BIRN

Related

Lajme 1199123008240197235

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item