Zyrtare, nis themelimi i “Gjykatës Speciale” në Hagë për krimet e luftës

Tashmë është bërë zyrtare. Gjykata speciale, që pritet të gjykojë krimet e luftës të bëra gjatë luftës në Kosovë nën pushtimin serb, ë...


Tashmë është bërë zyrtare. Gjykata speciale, që pritet të gjykojë krimet e luftës të bëra gjatë luftës në Kosovë nën pushtimin serb, është duke u ngritur në qytetin e Hagës, në Holandë.
Sipas BBC-së, Gjykata do të hetoj krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1999-2000 nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj minoriteteve etnike, si dhe ndaj oponentëve politikë.
Parashikohet që Gjykata të nisë punimet e saj më vonë gjatë këtij viti, ndërsa nuk përcaktohet ende koha e saktë.
Në deklaratën e qeverisë së Holandës thuhet se “hetimi i krimeve të luftës, është një çështje e ndjeshme në Kosovë”. “Të dyshuarit e mundshëm nga një pjesë e shoqërisë kosovare mund të shihen si luftëtarë lirie dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë”, thuhet me tej në deklaratën e transmetuar nga BBC.

Related

Lajme 3666835384323607250

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item