Zhgënjimi i Frederik Ndocit: Po kthehem prapë në Amerikë, këtu nuk ka asnjë të ardhme

Këngëtari Frederik Ndoci ka vendosur të rikthehet sërish në Amerikë. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë të ardhme për fëmijët e ve...


Këngëtari Frederik Ndoci ka vendosur të rikthehet sërish në Amerikë.
Ai thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë të ardhme për fëmijët e vet.
“Planet e mia janë që bashkë me familjen nga muaji shkurt unë të largohem për në Amerikë. Po përgatis dhe folenë time atje, që të vijnë fëmijët dhe gruaja që të vazhdojmë jetën tonë atje. Nuk është se do ta lë Shqipërinë për fare, por 8 muaj në vit do qëndroj atje.
Unë vetëm mund të jetoj në Shqipëri dhe gruaja po ashtu, por kemi dy fëmijët, që ata nuk kanë ndonjë të ardhme në Shqipëri.
Më vjen keq që e them këtë, sepse nuk kam asgjë politike, por nuk kam çfarë flas më, nuk kam më mundësi të merrem me politikanët, me humbur kohën kot. Gjithkush e di vetë se çfarë bën, nëse do të mbesë në histori për mirë apo keq.
Për mua nuk ka ndonjë të ardhme fëmijët e mi këtu. Politikanët vijnë në pushtet për të konsoliduar ato prona të tyre dhe lekët e tyre, asnjë nuk vjen për shqiptarinë, ka ikur idealizmi. Por dhe tërë politikanët në botë kështu bëjnë, në një mënyrë ose në një tjetër.
Mënyra se si ato kanë mundësi ti rregullojnë punët është tjetër, e jona është tjetër”, thotë ai në një intervistë për Sot.

Related

Showbiz 5996420871205643331

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item