Zbulohet ‘puçi’ që po i bën Zvicra Shqipërisë para Euro 2016

Për të parë një përballje mes Shqipërisë dhe Zvicrës nuk duhet pritur vetëm mesdita e 11 qershorit në Lens, ku në orën 15:00 kuqezinjt...


Për të parë një përballje mes Shqipërisë dhe Zvicrës nuk duhet pritur vetëm mesdita e 11 qershorit në Lens, ku në orën 15:00 kuqezinjtë do të përballen me helvetët në ndeshjen e parë të Europianit.Me përjashtim të Taulant Xhakës, Naser Alijit dhe afrimit të fundit në Kombëtare, Frederik Veseli, pjesa tjetër e kuqezinjve duket se është duke vuajtur pasojat e vendimeve të trajnerëve të tyre që kanë filluar t’i lënë në hije lojtarët kuqezi, sidomos pasi Kombëtarja e drejtuar nga De Biazi arriti që të kualifikohet në Europian.
Aliji, i cili është rikthyer vetëm prej pak kohësh te skuadra e Bazelit pasi ishte i huazuar, si dhe Xhaka që po arrin të rezistojë në formacionin e Bazelit falë potencës së tij dhe formës së shkëlqyer, janë “të justifikuar”. Sa i takon pjesës tjetër të kuqezinjve, ata janë duke ngrohur stolin. Gjithashtu Veseli është titullar i Luganos.
Berat Gjimshiti – Skuadra e ka përjashtuar, edhe pse ka kontratë deri në fund të sezonit. Me paraqitjet me Shqipërinë në fazën kualifikuese për në Europianin “Francë 2016”, Gjimshiti jo vetëm që tregoi aftësi për t’u përshtatur me ekipin, por edhe siguri në fushën e lojës, pavarësisht se përballë kishte skuadra si Danimarka apo Portugalia. Gjimshiti mund të luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe nga krahët.
Shkëlzen Gashi – Është pak të thuash që trajneri nuk e do. Lojtari ka më shumë ndeshje që nuk është futur në fushë (8), sesa ato që i ka nisur si titullar (7), edhe pse është golashënuesi i kampionatit për dy sezonet e fundit. Pritet largimi i tij nga Bazeli, në mënyrë që të shpëtojë karrierën, si dhe të sigurojë pjesë- marrjen e tij në Europian me Shqipërinë.
Burim Kukeli – Ka pasur edhe një dëmtim që e ka shqetësuar gjatë këtij sezoni, por çuditërisht pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian aktivizimet e tij kanë qenë me “pikatore”. Vetëm gjashtë herë si titullar, nga 18 ndeshje deri tani.
Armando Sadiku – Sulmuesi shpërtheu që në ndeshjet e para kur u rikthye nga dëmtimi dhe tani që duhet të kishte besimin e trajnerit, po ndodh e kundërta. Më shumë ndeshje të nisura nga stoli dhe aktivizim vetëm për pak minuta, që nuk i mjaftojnë për asgjë.
Migjen Basha – Vetëm 297 minuta, ndërkohë që janë zhvilluar 18 ndeshje deri në këtë pikë të kampionatit. Mesfushori u transferua nga Torino me bujë, por trajneri i Luzernës e ka lënë në hije. Me përjashtim të Taulant Xhakës, kuqezinjtë e tjerë janë duke vuajtur zgjedhjet e trajnerëve të tyre. Rastësi? Duket e çuditshme që të gjithë kuqezinjtë që luajnë në Zvicër të pë- sojnë rënie të formës menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian.

Related

Sport 6085426513935736741

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item