Zbulohet bima e mrekullisë që ka përdorur Fidel Castro 88-vjeç

Fidel Castro e nxori në modë në Kubë dhe pohoi se është sekreti i luftës kundër kequshqyerjes dhe kurimit të saj. Ish presidenti kuban...


Fidel Castro e nxori në modë në Kubë dhe pohoi se është sekreti i luftës kundër kequshqyerjes dhe kurimit të saj. Ish presidenti kuban që aktualisht është 88 vjeç, e quajti “pema e mrekullive”.
Madje njoftoi në shtypin kombëtar se vendi do të prodhonte masivisht moringan duke iu referuara dhjetëra cilësive medicinale të bimës.
Politikanët venezuelianë ia rekomanduan përdorimin e saj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro ashtu dhe presidentit të Asamblesë Kombëtare Henry Ramos.
Moringa vjen nga veriu i Indisë, Etiopisë, Filipinet dhe Sudani edhe pse gjendet me bollëk edhe në shumë vende tropikale dhe subtropikale.
Moringa oleifera, e quajtur edhe marango është specia me vlerë më të madh ekonomike dhe rritet rreth Himalajeve por kultivohet gjerësisht në tropik.
Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime në Agroforeste, moringa është një pemë me gjethe që mund të arrijë deri në tetë metra lartësi. Sipas kësaj organizate gjethet e saj janë të pasura me proteina, vitamina A, B, C dhe minerale. Gjethet e saj kanë sasi të madhe hekuri, kalciumi, si dhe doza të larta cistine dhe metonine një lloj aminoacidi që shpesh mungon në trupin e njeriut. Sipas kësaj organizate produktet që derivojnë nga moringa kanë cilësi antibiotike dhe luftojnë tensionin e ulët.
Gjithashtu kuron spazmat, ulcerat dhe inflamacionet dhe ul kolesterolin dhe gliceminë.
Sipas popullit shëron 300 lloje sëmundjesh duke përfshirë diabetin, dhimbjet e kokës, aknet edhe pse nuk ka studime shkencore që vërtetojnë këtë teori.
Ndoshta për këtë arsye shumë i referohen si pema e jetës. Megjithatë ekspertët paralajmërojnë që të përdoret me moderim sepse ka efekte anësore si pagjumësi, shtim i rruazave të kuqe dhe aciditet.

Related

Shëndet & estetikë 387156443012613724

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item