Zbardhet motivi, pse e qëlloi për vdekje shqiptari punonjësen serbe (VIDEO)

Mediat serbe kanë zbardhur edhe motivin e ngjarjes tragjike të ndodhur në Zajecar të Serbisë ditën e djeshme. Biznesmeni Marjan...


Mediat serbe kanë zbardhur edhe motivin e ngjarjes tragjike të ndodhur në Zajecar të Serbisë ditën e djeshme.
Biznesmeni Marjan Duljaj, 54-vjeçar, pronar i disa furrave të bukës, qëlloi për vdekje me armë zjarri punonjësen e tij Dragana Matijeviç, 55-vjeçare dhe më pas edhe veten në gjoks.

Gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshje mes biznesmenit dhe punonjëses së tij. Kjo e fundit, kishte vendosur që ta padiste punëdhënësin e tij pasi kishte disa paga pa marrë.
Ky i fundit e kishte kundërshtuar këtë gjë dhe pasi mësoi se ajo do ta padiste, e shkarkoi nga puna. Mirëpo, viktima iu drejtua gjykatës dhe gjykata vendosi që pronari shqiptar i furrave të bukës t’i paguante dëmshpërblim serbes dhe ta rimerrte në punë.
Kjo e zëmëroi së tepërmi biznesmenin shqiptar, i cili qëlloi mbi serben kur kjo u kthye në punë. “Kurrë nuk do të punosh në zyrën time”, bërtiti shqiptari dhe e qëlloi me armë zjarri në kokë serben. Pas kësaj, ai qëlloi edhe veten në gjoks dhe është në gjendje mjaft të rëndë.


VIDEO EKSKLUZIVE: Bukëpjekësi shqiptar vret punëtoren në Serbi (Në video: Pamjet kur policia rrethon bukëpjekësin e ai tenton të vetëvritet)Marjan Dulaj (54 vjeçar), bukëpjekës shqiptar që punon në qytetin Zajeçar të Serbisë, ka shtënë me revole në kokë të punëtorës së tij Danijela Matijeviq (50 vjeçare), e pastaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke shtënë në gjoksin e vet.Të dy janë dërguar në Qendrën për urgjenca të spitalit në Zajeçar, transmeton Klan Kosova.Danijela ka vdekur, kurse Marjani është në gjendje kritike.Incidenti ka ndodhur para objektit “Bella”, në qendër të Zajeçarit, sot rreth orës 11:00.
Posted by Tetova News on Tuesday, January 26, 2016

Related

Top Lajm 2394793053130944699

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item