Vrau shqiptarin pasi e kapi mat me gruan, italiani: Humba gjithçka!

“Humba gjithçka, humba familjen”. Këto ishin fjalët e para që tha të nesërmen e ngjarjes tragjike Alessandro Palermiti, italiani i arr...


“Humba gjithçka, humba familjen”. Këto ishin fjalët e para që tha të nesërmen e ngjarjes tragjike Alessandro Palermiti, italiani i arrestuar pasi vrau me thikë shqiptarin Tahir Halili për arsye xhelozie.
52-vjeçari ka rrëfyer në polici se veproi ashtu në një moment çmendurie, i provokuar edhe nga shqiptari. Ai u ndërgjegjësua vetëm në mëngjes për atë që kishte bërë gjatë natës së 15 janarit, në zonën industriale të Ariano Irpinos.
Italiani gjithashtu ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa nuk ka pranuar as takimin me psikologun e burgut.
Ndërkohë të martën do të dalin rezultatet e autopsisë së të ndjerit Tahir Halili 49 vjeç, për të parë me saktësi numrin e goditjeve me thikë.
Sipas hetimeve 52-vjeçari ka shkruan në zonën industriale të priste gruan e cila punonte aty, pasi kohët e fundit ajo vonohej shumë. Por, sapo mbërriti në parkingun e zonën industriale të Ariano Irpinos ai gjeti gruan me Halilin

Related

Kronika 3686293421867138133

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item