Vrau bashkëshorten greke, në kërkim 34-vjeçari shqiptar

Autoritetet policore në Greqinë veriore kanë lëshuar një mandat-arresti për një shtetas shqiptar 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrar...


Autoritetet policore në Greqinë veriore kanë lëshuar një mandat-arresti për një shtetas shqiptar 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij greke, 42 vjeç, me të cilën ka qenë në prag divorci.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës, në fshatin Ormilia të Halkidhiqisë, 100 km në lindje të Selanikut. Sipas informacioneve të deritanishme, policia ka marrë një telefonatë sipas së cilës diçka e dyshimtë kishte ndodhur në shtëpinë ku banonte viktima me dy djem të moshës 4 deri në 6 vjeç.
Kur kanë mbërritur oficerët e policisë kanë gjetur ish-bashkëshorten e shtetasit shqiptar në një pellg gjaku, ndërsa në trupin e saj kishte shenja nga goditje me thikë.
Autori, pasi ka marrë vetëm një prej fëmijëve, është larguar në fillim në këmbë nga vendngjarja dhe më pas thuhet se ka marrë taksi.
Në zhvillim ndodhet një operacion i policisë greke për gjetjen e tij, ndërsa në gatishmëri ndodhen edhe organet policore në pikat kufitare me Shqipërinë, pasi thuhet se autori ka telefonuar tek një i afërm i tij dhe i ka thënë se po përpiqet të kalojë kufirin.

Related

Kronika 2534419844526681139

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item