Vrau balerinën në lokalin e natës, burg përjetë për Artur Kuliçin

Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar ankimin e bërë nga avokati i Artur Kuliçit, të akuzuarit në mungesë për vrasjen e balerinës Sonila ...


Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar ankimin e bërë nga avokati i Artur Kuliçit, të akuzuarit në mungesë për vrasjen e balerinës Sonila Dervishi (Tafa) në vitin 2013. Avokati i të dënuarit në mungesë me burg të përjetshëm ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë.
Avokati i tij Genc Gjokutaj ka ankimuar vendimin që dënoi klientin e tij me burg përjetë, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi, sipas tij, nuk provohet fajësia. Pasi ka hapur shqyrtimin gjyqësor, Gjykata e Apelit ka konstatuar probleme e parregullsi në ankim. “Ankimi nuk është firmosur nga i pandehuri, ndërsa avokati nuk është person i legjitimuar nga normat e Ligjit Procedural Penal për të bërë ankim kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë”, ka theksuar Gjykata e Apelit në vendimin e saj. Sipas Gjykatës, nisur nga ky fakt, trupi gjykues arrin në përfundimin se duhet vendosur mospranimi i ankimit. Artur Kuliçi është shpallur në kërkim që pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, pasi nuk është arritur të arrestohet asnjëherë.
DËNIMI 
Më 12 shkurt 2015, Gjykata e Tiranës vendosi deklarimin fajtor të Artur Kuliçit për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Gjykata e Tiranës bazuar në kërkesën e Prokurorisë e dënoi të akuzuarin në mungesë me burgim të përjetshëm.
Ngjarja për të cilën është akuzuar Artur Kuliçi ka ndodhur rreth orës 01:30 të datës 6 prill 2013. Atë natë, pranë një podiumi në sallën kryesore të një lokali kanë qenë të vendosura dy tavolina, ku në njërën qëndronin katër persona, dy femra e dy meshkuj, të quajtur M.K., S.P., R.B. e G.G., ndërsa te tavolina tjetër qëndronin Artur Kuliçaj, shtetasja G.H. dhe shtetasi N.Q.. Rreth orës 02:00, Artur Kuliçi ka shtyrë dhe ka fyer njërën nga vajzat e tavolinës tjetër, e pikërisht shtetasen Sofia P., pasi kjo e fundit e ka prekur pa dashje me bërryl. Sjellja e Kuliçit ka shkaktuar reagimin e dy dëshmitareve nga ku janë sharë e goditur me njëritjetrin.
Me ndërhyrjen e punonjësve të Security­s së lokalit, situata është qetësuar dhe dy palët janë nxjerrë jashtë sallës së lokalit, ku Artur Kuliçin me shokun e tij i kanë lënë tek oborri i lokalit, kurse grupin e personave të tjerë te holli i hyrjes kryesore. Pas pak minutash, duke menduar se pala e të pandehurit ishte larguar, dëshmitaret si dhe disa punonjës të Security­s janë drejtuar për te parkingu në pjesën e pasme të lokalit, ku kishin parkuar mjetin e tyre. Në momentin që dëshmitaret kanë arritur te mjeti i tyre, Artur Kuliçi bashkë me dëshmitarin N.Q. kanë shkuar e janë përleshur me ta.
Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Security­s, duke i rindarë dhe dëshmitaret i kanë shoqëruar për në pjesën e brendshme të lokalit, ku ishin edhe pak më parë, ndërsa Artur Kuliçin dhe dëshmitarin tjetër i kanë nxjerrë jashtë rrethimit të lokalit. Rreth 10 minuta më vonë, dëshmitaret janë shoqëruar deri te mjeti i tyre nga punonjësit e Security­s, dhe pas kësaj kanë ikur për në banesat e tyre së bashku me dy personat që kishin qenë në tavolinë me to.
VRASJA 
Pasi ato janë larguar me makinën e tyre, pas rreth 3­4 minutash te dera e jashtme e rrethimit të lokalit, pothuajse përballë me derën kryesore të hyrjes, është parë një autoveturë tip “BMW”, seria 7, ngjyrë e zezë në vendin e shoferit të së cilës ka qenë i pandehuri Artur Kuliçi, kurse në vendin e pasagjerit shtetasja G.H.. Te dera e lokalit në këtë kohë kanë qenë duke dalë për t’u larguar dëshmitaret E.M., me grupin e shokëve e shoqeve të tij të quajtur R.K., E.R. dhe viktima Sonila Dervishi (Tafa), si dhe një person tjetër.
Në momentin që janë dëgjuar të shtënat, fillimisht është thyer xhami i vetratës duralumin të fasadës hyrëse së lokalit dhe menjëherë pas këtij moment është konstatuar se Sonila Tafa është rrëzuar përtokë. “I pandehuri Artur në atë moment, në orën 02:43 është parë që, pasi ka mbushur armën, ka nxjerrë dorën jashtë xhamit të makinës dhe ka qëlluar me një pistoletë në drejtim të derës së lokalit, ku ndërkohë kishin filluar të dilnin klientët. Në një distancë fare të afërt me vendin ku ishte duke qitur i pandehuri, brenda oborrit të lokalit, ka qenë edhe një fëmijë, i cili ishte duke shitur paketa cigaresh”, thuhet në vendimin e Gjykatës./Panorama/

Related

Kronika 2983143898056642939

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item