Viti i kthesës për Britaninë

Nga Chris Patten Në një ditë londineze gri dhe me shi në fillim të vitit 2016 mund jetë e vështirë të gjenden arsye për optimizëm. D...

Nga Chris Patten

Në një ditë londineze gri dhe me shi në fillim të vitit 2016 mund jetë e vështirë të gjenden arsye për optimizëm. Dielli ende del në mëngjes. Në një pikë, mund të supozohet se shiu do të pushojë. Nipërit dhe mbesat e mia ofrojnë një rreze dielli; të gjithë fansa të Star Wars, ata thuajse mund të bindin se, ashtu si forcat e papajtueshme të Princeshës Leia, djemtë e mirë me kalimin e kohës do të fitojnë.
Titujt e gazetave, megjithatë, arrijnë të kalisin ndjesi të tilla. Me perspektivën ekonomike veçanërisht  të zymtë në Kinë dhe Brazil, ekonomia globale është në rrezik të mos ngrihet ose të bëhet më keq. Azia Perëndimore është në trazira dhe Arabia Saudite dhe Irani nuk kanë treguar shenja që janë gati të punojnë së bashku për të lehtësuar armiqësitë suni-shiitë. Migrantët vazhdojnë të mbërrijnë me mijëra në kufijtë e brishtë të Europës. Koreja e Veriut pretendon se ka ndërtuar një armë bërthamore më të madhe dhe më të mirë.
Lajmi i mirë nga konferenca e Kombeve të Bashkuara muajin e shkuar për ndryshimet klimatike është varrosur nën një ortek trishtimi gjeopolitik. Dhe gjërat mund të përkeqësohen deri në fund të vitit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të mbahet një referendum për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian nga fundi i vitit, gjërat mund të përkeqësohen. Nëse, nën iluzion Britania vendos të dalë nga BE-ja, referendumi – i prezantuar si një mënyrë për të  qetësuar numrin në rritje të zërave anti-BE në Partinë Konservative – ai do të minojë kabinetin e kryeministrit David Cameron dhe do të bëjë dëme të pariparueshme për Britaninë.
Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Por sërish, nuk do ta kisha besuar para disa javëve apo muajve, se Partia Republikane në SHBA do të ishte duke zgjedhur mes Donald Trump dhe Ted Cruz si kandidat presidencial. Qartazi, marrëzia populiste mund të zhveshë nga arsyetimi dhe mendësia e përbashkët.
Një votë kundër anëtarësimit në BE, veçanërisht në një mjedis të tillë të rrezikshëm ndërkombëtar, do të ishte joracionale. Si fillim, argumenti që Mbretëria e Bashkuar mund të negociojë kushte të favorshme për shitjen e mallrave në BE ka pak kuptimin, teksa çështjet e tregut të vetëm të Europës kanë më shumë rëndësi për eksportuesit britanikë sesa ka rëndësi tregu britanik për bizneset europiane.
Pretendimet se largimin nga BE-ja mund ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar të ndjekë interesat e saj tregtare, si Norvegjia dhe Zvicra, nuk arrijnë të pranojnë se këto vende duhet të pranojnë rregullat e tregut të vetëm të Europës për të pasur akses në të, rregulla në formulimin e të cilave ata nuk bëjnë pjesë.  Si fillim, norvegjezët e quajtën atë “demokraci faksi”: instruktimet nga Brukseli shfaqeshin në zyrat e qeverisë në Oslo, për t’u zbatuar pa debat. Kjo, është ajo që euroskpetikët britanikë e quajnë “sovranitet”.
Por sovraniteti është gjithnjë një koncept dredharak. Nacionalistët shpesh argumentojnë se ai i ngjan virgjërisë – në një moment e ke, në tjetrin jo. Por sovraniteti është larg nga të qenët një gjendje absolute.
Sa sovranitet do të shijojë Mbretëria e Bashkuar si një importues i energjisë, ku shumica e furnizimit që do të ofrohet nga stacionet bërthamore do të jetë në duart e francezëve apo kinezëve? Sa sovranitet do të ketë vendi nëse haset me kërcënime mjedisore që mund të kundërshtohen vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar?
Ideja e marrjes së të gjitha vendimeve unanimisht mund të tingëllojë e këndshme, por thjesht nuk mjafton në botën e integruar të së sotmes. Edhe si ekonomia e pestë më e madhe në botë, Britania mund të mos e shohë të lehtë negocimin e marrëveshjeve tregtare të favorshme me gjigantët si Amerika, Japonia dhe Kina.
Në fakt, nëse Britania vendos të vazhdojë e vetme, investitorët e mëdhenj shpejt mund të nxitojnë të largohen nga vendi. Nga fundi i këtij viti, prodhuesit mund të jenë duke llogaritur sa fabrika të tyret mund t’i zhvendosin në kontinent. Nga janari, Britania, pasi t’i ketë lënë shëndenë BE-së, mund ta gjejë veten në përpjekje për të negociuar nën një kryeministër dhe kabinet të ri, një marrëdhënie të re politike dhe ekonomike me 27 anëtarët e BE-së. Kjo më ngjan si një shkatërrim.
Sigurisht, është e mundur që asnjëra nga këto të mos ndodhë. Votuesit britanikë mund të zgjedhin të mbeten shtetas të botës reale.
Pas një votimi të tillë, Britania mund të fillojë të rregullojë reputacionin e saj në BE, – një reputacion që është minuar keqani nga statusi i tejzgjatur si gjysmëanëtare e klubit. Sot, edhe nëse një shtet tjetër i BE bie dakord me Britaninë, mund të mos e thotë këtë, që të shmangë të qenët pjesë e markës sonë toksike.
Ndryshimi i perceptimeve negative nuk do të thotë që ne duhet të veprojmë kundër interesave tona. Do të thotë që ne duhet ta bëjmë të qartë dëshirën tonë për të ndjekur një axhendë që i shkon po aq përshtat të tjerëve, sa edhe neve. Nënkupton të qenët konstruktiv, në vend të kritikave të gjithçkaje nga larg.
Në këtë kuptim, Britania duhet të drejtojë përpjekjen për të përmbushur tregun e përbashkët. Ne duhet të jemi në krye të fushatës për të konkurruar Partneritetin e Tregtisë dhe Investimit në Transatlantik me SHBA-në. Ne duhet të bëjmë presion për një politikë energjetike të BE-së që riformon sigurinë tonë. Ne duhet të jemi në ballë të një strategjie europiane për të zgjidhur sfidat serioze me të cilat përballen fqinjët tanë, si dhe vendet e Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore.
Nëse jemi në proces të përmbushjes së këtyre deri në fund të vitit 2016, diçka e mirë do të jetë shfaqur në një vit që duket se do të prodhojë shumë lajme të këqija.
Project Syndicate-BIRN

Related

Shtypi i huaj 5402927916352873367

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item