Video: Shpiket timoni i parë inteligjent që eviton aksidentet

Çdo vit së paku 400.000 persona humbasin jetën në aksidente rrugore të shkaktuara nga mungesa e vëmendjes dhe koncentrimit gjatë vozi...


Çdo vit së paku 400.000 persona humbasin jetën në aksidente rrugore të shkaktuara nga mungesa e vëmendjes dhe koncentrimit gjatë vozitjes, ndërsa vozitësit e rinj pësojnë katër herë më shumë sesa më të rriturit.
Për shkak kësaj, shpikësi i ri Xhej Ti Evarts, i cili është vetëm 19 vjeç, krijoi timonin e parë të mençur i cili do të shpëtojë shumë drejtues që gjatë drejtimit të makinës kontrollojnë celularin, grimohen, dërgojnë mesazhe, kërkojnë në çantë, pinë cigare etj.
“SMARTWheel” ofron ndihmë të thjeshtë për secilin drejtues dhe do t’i ndihmojë të mbetet i përqëndruar në drejtimin e makinës”,- shpjegon Evarts.
“SMARTWheel” është timoni i parë i mençur i cili me anën e sensorëve kupton pozicionin e drejtë të dorës në timon dhe me përdorimin e Bluetooth-it ose të një aplikacioni, paralajmëron se kur vozitësi i largon duart nga timoni.
Timoni u prezantua edhe në reality show “Shark Tank”. Testimi është shpallur në Institutin e teknologjisë në Masaçusets dhe u mbështet nga ana e presidentit Barak Obama./lajmi.net/

Related

Teknologji 5966781893780496669

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item