VIDEO/ Makina autonome, raketa dhe manekinë: Armët e reja të ISIS-it

Shteti Islamik sofistikon në mënyrë të vazhdueshme armët e saj për të kryer atentate. Në një reportazh të kryer së fundmi shihen arm...


Shteti Islamik sofistikon në mënyrë të vazhdueshme armët e saj për të kryer atentate.
Në një reportazh të kryer së fundmi shihen armët e reja të IS.
Organizata terroriste ISIS, mund të prodhojë armë që mund të rrëzojnë aeroplanët e pasagjerëve dhe ata ushtarak, raporton “Sky News”.
Ekspertët dhe shkencëtarët të cilët punojnë për IS në qytetin Raqqa, kanë arritur të prodhojnë bateri të improvizuara termike për raketat e tipit “tokë-ajër”.
Ata në këtë mënyrë, mund të modernizojnë mijëra raketa për të cilat autoritetet perëndimore pretendojnë se janë të vjetra.
Kështu, terroristët do të mund të përdorin këto raketa me pajisje termike që do të rrisnin saktësinë e tyre në 99 për qind.
Edhe e përditshmja “Daily Mail”, shkruan se terroristët prej kohësh kanë pasur qasje në këto raketa të vjetruara, por që nuk kanë pasur teknologjinë e nevojshme për përdorimin e tyre.
Përveç këtyre raketave, terroristët e ISIS kanë kryer testimin e një veture telekomanduese, e cila do të mund të përdorej për sulme terroriste.
Këto vetura do të mund të mbusheshin me eksploziv dhe të kontrolloheshin me telekomandë, derisa pranë timonin do të qëndronte e ulur një kukull.

Related

Bota 4339943212296046493

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item