Vëllai ngacmonte seksualisht motrën e mitur, arrestohet nga Policia

Një djalë 21-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatin nr. 3 në Tiranë, pasi akuzohet nga familja se ngacmonte seksualisht motrën...


Një djalë 21-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatin nr. 3 në Tiranë, pasi akuzohet nga familja se ngacmonte seksualisht motrën e tij të mitur.
Ai është Sokol Selnishta 21-vjeçar nga Tropoja me banim në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. Burime nga Policia thonë se Sokol Selnishta ngacmonte seksualisht prej kohësh motrën e tij 17-vjeçare, M.S.
Në fillim, vajza vuri në dijeni të ëmën e saj për ngacmimet dhe kjo e fundit nuk e denoncoi. Më pas, kur ngacmimet u përsëritën, ajo vendosi ta kallëzojë penalisht djalin.
Po kështu, nëna dhe vajza kanë kërkuar edhe urdhër-mbrojtje nga policia. Ato janë strehuar që të dyja në një qendër sociale për viktimat e dhunës në familje.

Related

Kronika 5417819007759954609

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item