Vdes romancierja e njohur Edmonde Charles-Roux

Pjesëmarrëse e Rezistencës, gazetare dhe romanciere, shkrimtarja franceze Edmonde Charles-Roux, e cila nën petkun e saj fshihte sjellj...


Pjesëmarrëse e Rezistencës, gazetare dhe romanciere, shkrimtarja franceze Edmonde Charles-Roux, e cila nën petkun e saj fshihte sjelljen borgjeze me shpirt të majtë, një vullnet të hekurt dhe me pasionet e një femre rebele, vdiq mbrëmjen e djeshme në moshën 95-vjeçare.

Vajza e një diplomati, me buzëqeshje plot dritë dhe një vështrim enigmatik, ka ushtruar profesionin e infermieres në periudhën e Rezistencës.

Vajza më me influencë e familjes, ajo u bë bashkëpunëtore në vitin 1947 në revistën “Elle” me Françoise Giroud dhe Hélène Lazareff .

Në vitin 1971 ajo publikoi gjithashtu tek Grasset “Ajo, Adriana”, më pas “I parregullti” (1974), biografinë e Coco Chanel, me të cilën ajo takohej thuajse çdo ditë për një periudhë 10-vjeçare.

Më tej autore e “Një fëmijërie siciliane” (1981), “Një dëshirë e Lindjes” (1989) “Nomade isha” në vitin 1995, ajo shkruan gjithashtu disa broshura mbi baletin e Roland Petit.

Related

Kultura 6213147158006203400

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item