Varfëri dhe errësirë në Mirditë, deputetja Deda apel për ndërhyrje‏

Deputetja e Partisë Albina Deda akuzoi qeverinë se ka lënë në mëshirë të fatit dhe pa energji dhjetëra banorë të zonave të thella të M...


Deputetja e Partisë Albina Deda akuzoi qeverinë se ka lënë në mëshirë të fatit dhe pa energji dhjetëra banorë të zonave të thella të Mirditës.
Deputetja Deda ishte në fshatin Domgjon të Mirditës, ku varfëria, mungesa e energjisë dhe i ftohti e kanë bërë të pamundur jetën e dhjetëra banorëve.
Në familjen e Gëzim Ndojit, me tre fëmijë të vegjël, mes të cilëve një foshnje tri muajsh, deputetja Deda pa mjerimin dhe mungesën e energjisë prej një viti, për shkak të pamundësisë së pagesave.
Kryefamiljari Gëzim Ndoj invalid, me të shoqen të papunë thanë se e kanë të pamundur të përballojnë jetën e përditshme pasi pensioni i invaliditetit është minimal. Deputetja e zonës Albina Deda tha se kjo qeveri e ka braktisur me arrogancë Mirditën dhe komunitetin e saj, duke mos bërë asgjë për familjet në nevojë.
“Institucionet vendore kanë lënë në mëshirë të fatit banorët tejet të varfër të kësaj zone duke i lënë dhe pa drita e kushte minimale të infrastrukturës. Shteti duhet të gjejë sa më parë rrugët e subvencionit për pagesat e  energjisë dhe ndihmës ekonomike, në mënyrë që këto familje t’i kthehen një jetese të përballueshme”, deklaroi deputetja Deda.

Related

Shqipëria 44701008216449300

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item