Var veten adoleshentja, pas presionit të 50-vjeçarit të mos tregonte lidhjen

Pas presionit të 50-vjeçarit për të mos treguar lidhjen intime që kishin së bashku, adoleshentja tenton t’i japë fund jetës, duke u varur ...

Pas presionit të 50-vjeçarit për të mos treguar lidhjen intime që kishin së bashku, adoleshentja tenton t’i japë fund jetës, duke u varur me litar.




Ngjarja ka ndodhur në Dibër dhe sipas të dhënave të para, vajza 17-vjecare ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Peshkopisë.
Policia e Dibrës njofton zyrtarisht se ka arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin Shkëlqim Murrja, i akuzuar se për shkak të presionin ka shkaktuar tentativën e vrasjes së adoleshentes.
I arrestuari është banor në fshatin në Lishan i Epërm Dibër. “Ky shtetas dyshohet se ka patur një lidhje intime me shtetasen A.S, 17 vjeçare, banuese në fshatin Lishan i Epërm Dibër dhe i bënte presion që kjo mos të tregonte për lidhjen e tyre”,­ thotë policia.
Duket se përballë presionit, ajo ka tentuar t’i japë fund jetës, e të vetëvaret ne litar në kasollen e druve.
Policia konfirmon se ajo është dërguar në spitalin e Peshkopisë, në gjendje të rëndë.

Related

Kronika 3856836562901495009

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item