Vajza e ushtarakut italian rrëfen homoseksualitetin dhe shkakton tërmet

“Përshendetje jam Giulia Latorre, 22 vjeçe nga Taranto dhe jam e bija e marinarit Massimiliano Latorre, çështja e së cilit tashm...




“Përshendetje jam Giulia Latorre, 22 vjeçe nga Taranto dhe jam e bija e marinarit Massimiliano Latorre, çështja e së cilit tashmë është në mënyrë të trishtë e njohur për të gjithë”.
Me këto fjalë e ka nisur letrën vajza e njërit prej dy ushtarakëve italianë që po gjykohen në Indi në portalin Facebook OmofobiaStop për të bërë publike homseksualitetin e saj. “Kam vendosur ta dnërmarr këtë hap jo për publicitet, mandje ndodhta kjo është gjëja për të cilën kam më pak nevojë, por sepse dua t’iu jap forcë atyre personave që kanë frikë të shfaqen nga frika e polemikave, e sharjeve dhe nga pasojat e një coming out”, ka shkruar e reja në letrën e saj disa ditë përpara Family Day që zhvillohet të shtunën kundër bashkimeve civile. E kontaktuar nga ANSA, Giulia konfirmoi se i kishte “shkruar ato gjëra” por se nuk di ta shpjegojë “arsyen e gjithë kësaj buje”.
“Nuk po përgënjeshtroj asgjë – tha ajo – por do të doja që të mos flitej më kaq shumë. E shkruajata sepse sipas meje jemi të gjithë njësoj, në fakt kam marrë pjesë edhe unë të protesta për të drejtat”, e homoseksualëve. Por “tashmë jam mësuar me faktin që gazetaria i zmadhon gjërat”. Lidhur me pyetjen eksplicite lidhur me seksualitetin e saj, dhe nëse e kishte bërë atë postim për të mbështetur qëndrimet e geive apo sepse është ajo vetë homoseksuale, Giulia buzëqeshi dhe u përgjigj: “Edhe këtë, tani…”. Giulia është e shqetësuar për pasojat që mund të ketë lajmi dhe për këtë rsye nënvizon “nuk doja që të dilte nëpër gazeta: tani – tha ajo e shqetësuar – del problemi për babain tim, ndaj dua që të mos shkruani asgjë. Do të doja të shmangia shumë gjëra”.
Në postimin e publikuar te ‘Omofobia stop’, Giulia mbështet të drejtat e geive dhe pyet se çfarë “kemi ndryshe ne nga homoseksualët? Jemi të gjithë qenie njerëzore, kemi ndjenja, kemi zemër, kemi dëshirën dhe të drejtën për të qenë të lumtur!”.
“Çiftet gay, lesbike”, sipas Giulias, duhet t’iu jepet mundësia “të adoptojnë një fëmijë” edhe sepse, sikurse thekson ajo, “për mendimin tim ka më shumë dashuri te çiftet gei që rrisin një fëmijë, se sa në një çift hetero”.


Related

Erotikë 7577456132307126556

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item