Trupat e gjetur në Führerbunker në 30 prill 1945, nuk ishin të Hitlerit dhe Evës?

Ajo që dihet për publikun është se Hitleri dhe partnerja e tij vranë veten në një bunker në Berlin në 30 prill të vitit 1945, dhe trupa...


Ajo që dihet për publikun është se Hitleri dhe partnerja e tij vranë veten në një bunker në Berlin në 30 prill të vitit 1945, dhe trupat e pajetë u gjetën nga ushtria sovjetike.
Por ish­-hetuesi i OKB­ për krimet e luftës John Crencich thotë se diktatori Adolf Hitler nuk e ka vrarë as veten e as gruan e tij Eva Braun në “Führerbunker”.
Ka shumë mundësi që Hitleri shijoi luksin dhe rrezet e diellit pasi Lufta e Dytë Botërore përfundoi dhe bota mbante zi dhe ishte e uritur.
John kërkoi mes 700 faqeve të reja të dosjeve të deklasifikuara amerikane dhe tani është i bindur se Fyhreri i Rajhut të Tretë ka falsifikuar vdekjen e tij.
Trupi i gjendur është regjistruar nga rusët si pesë inç më i shkurtër se i diktatorit.
Kafka me një vrimë plumbi ishte gjithashtu më e vogël.
Kufoma e Hitlerit u zhduk para se autoritetet britanike dhe amerikane mund ta kontrollonin atë.
Në dokumentet e fshehta, shefi i FBI­, J. Edgar Hoover ka thënë se nuk kishte asnjë provë se Hitleri kishte vdekur.
John së bashku me veteranin e CIA­-s, Bob Baer, zbuluan edhe një rrjet tunelesh që formonin një rrugë për në Aeroportin e Tempelfhofit, Berlin.
Hitleri mund të ketë fluturuar drejt Spanjës dhe pastaj në ishujt Kanarie.
Prej aty është menduar se ai përfundimisht udhëtoi me një nëndetëse në Argjentinë, ku u takua me shokët e tij të pasur qe gjithashtu ishin arratisur pas falimentimit.
Teoritë rreth shpëtimit gjallë të Hitlerit nuk janë të reja.
Disa dyshuan pothuajse menjëherë pas shpalljes në radio të vdekjes së tij në vitin 1945.
Edhe disa të dhëna të FBI-së petendojnë se Adolf Hitler nuk ka vrarë veten, por ka vazhduar të jetojë dhe për një kohë shumë të gjatë pas 30 prillit të 1945-ës.
Njeriu, përgjegjës për vdekjen e miliona burrrave, grave dhe fëmijëve mendohet se u arratis në Amerikën Latine me dijeninë e shërbimeve sekrete amerikane dhe me ndihmën e qeverisë argjentinase.
Një informator ka kontaktuar me FBI-në në gusht të vitit 1945 duke thënë se Hitler udhëtoi nëpërmjet Atlantikut me një nëndetëse sekrete së bashku me Eva Braun. 
Dokumentet e fundit të deklasifikuara sugjerojnë se  madje ka ndihmuar një nga njerëzit më të urryer që të arratisej.
Në një raport të FBI-së citohet një zyrtar argjentinas si një nga katër njerëzit që kishte takuar Hitlerin në momentin e zbritjes nga nëndetësja në Argjentinë rreth tre javë pas rënies së Berlinit.
Një student i cili ka bërë dhe një punim diplome për këtë temë, ka arritur në përfundimin se pas provave të mbledhura, Hitleri më pas është shpërngulur në Paraguaj dhe më pas në Mato Grosso të Brazilit, në një qytet të vogël, Nossa Senhora, ku njihej si “Gjermani i Vjetër”.

Related

Histori 3659335974081865503

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item