Tre rregullat e arta për një marrëdhënie të mirë seksuale

Shumë nga vështirësitë dhe problemet e jetës sonë seksuale mund të evitohen, po qe se gjatë marrëdhënies seksuale zbatoni tre rregulla...


Shumë nga vështirësitë dhe problemet e jetës sonë seksuale mund të evitohen, po qe se gjatë marrëdhënies seksuale zbatoni tre rregulla të thjeshta, të cilat ekspertët i kanë quajtur të arta.
1- Damat “kalojnë përpara”
Kjo do të thotë që gjatë marrëdhënies seksuale duhet të synoni që gruaja të arrijë e para në orgazmë. Për ta realizuar këtë duhet të provoni çdo lloj eksitimi që dëshiron gruaja. Klitori i saj duhet të eksitohet me çdo mënyrë të mundshme. Qëllimi duhet të jetë i qartë – ajo të arrijë e para në orgazmë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur burri po tregohet “kavalier” (sikur hap derën që të kalojë gruaja përpara). Jo, kjo duhet kuptuar prej të dyve si domosdoshmëri fiziologjike. Këtë e kanë ndjerë të gjitha gratë, këtë e dinë mirë të gjithë burrat dhe këtë e thonë të gjithë seksologët. Pas orgazmës dhe ejakulacionit trupi i burrit kërkon një periudhë kohore të caktuar për t’u rikuperuar, përpara se të përsëritë një performancë të re. Kështu është fiziologjia seksuale mashkullore. Gjatë kësaj periudhe kohore që quhet periudha refraktare, burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual. Koha sa zgjat kjo është individuale dhe varet nga mosha, gjendja shëndetësore, zakonet që ka formuar burri, nga shkathtësitë seksuale të partneres dhe nga koha që çifti nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Ka burra që pas një ejakulacioni u duhet një ose disa ditë që të kenë një ereksion të ri. Gratë nuk kanë nevojë për këtë kohë rikuperimi. Ato janë multiorgasmike. Kjo do të thotë se shumë prej tyre mund të arrijnë orgazma të përsëritura pa patur nevojë të bëjnë pushim. Burrat, siç dihet, jo rrallë kanë probleme me ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale. Shumica e këtyre problemeve janë psikologjike. Por kur një djalë ose një burrë ka provuar probleme erektile gjatë bërjes dashuri më parë, ai bëhet obsesiv, dëshpërohet, merakoset dhe është në ankth për mënyrën se si do ta luajë rolin e dashnorit sot. Ky ankth shpesh shoqëron gjithë marrëdhënien dhe sa më shumë djali dëshiron të ketë një ereksion, aq më shumë ereksioni bëhet i pamundur. Në këto kushte të dëshpëruara për të, e vetmja gjë që mund të ndihmojë për të rritur vetëbesimin është momenti kur ai do të shikojë partneren e tij duke arritur kënaqësinë seksuale. Kur gruaja arrin e para në orgazmë, kjo është një mrekulli, që bën të largohet 90 përqind e frikës që ndjejnë burrat për suksesin e performancës seksuale.

2- Gruaja vendos kur është koha
Gruaja duhet të përcaktojë kohën kur duhet të kryhet penetrimi. Nuk ka rëndësi pozicioni. Në çdo pozicion që ata janë kur bëjnë dashuri, sinjalin për “penetrim” duhet ta japë gruaja. Provoni të pyesni një burrë: si e kupton ai që partnerja është gati për marrëdhënie? Ata nuk dinë se thumbat e gjinjve të gruas erektohen edhe nga të ftohtit pa ndjerë kurrfarë eksitimi seksual, madje ka edhe gra që thumbat e gjinjve të tyre nuk erektohen kurrë. Nga të gjitha sa thamë kuptohet se e vetmja që e di me siguri kohën kur është gati dhe kur duhet kryer penetrimi, është vetë gruaja.

3- Gruaja duhet të drejtojë
Gruaja duhet të ketë nën kontroll shpejtësinë me të cilën gjërat procedojnë drejt kënaqësisë seksuale. Kur burri e lejon gruan që ajo ta drejtojë, ai ka zgjedhur mënyrën më të sigurt për të kuptuar çfarë ndodh. Këto rregulla janë të thjeshta por shumë çifte nuk i dinë dhe nuk i zbatojnë. Disa burra edhe kur i dinë këto rregulla nuk i zbatojnë sepse i pengon krenaria mashkullore. Ata nuk e lënë drejtimin e lojës seksuale në dorë të atyre që e lozin më mirë. Kjo bën që marrëdhënia seksuale të mos jetë e kënaqshme, veçanërisht, për gruan dhe kjo bëhet shkak që jeta të humbasë shumë nga kualiteti i saj. Burrat, duhet të kuptojnë atë që e kanë shumë vështirë ta pranojnë: Seksualisht janë më të dobët se gratë. Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt.

Related

Erotikë 2439506838859611316

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item