Tortura, vrasje dhe seks i shfrenuar: Historia e “pisët” e Carëve rusë

Siç mund të kuptohet edhe nga libri i famshëm “Lufta dhe Paqja”, rusët janë shumë të mirë për luftë, por jo aq të mirë në kohë paqeje. P...

Siç mund të kuptohet edhe nga libri i famshëm “Lufta dhe Paqja”, rusët janë shumë të mirë për luftë, por jo aq të mirë në kohë paqeje.
Paradat luftarake, manovrat dhe sulmet janë ato çka ata pëlqejnë më shumë.
Siç thotë dhe studiuesie Montefiore, “Lufta e Parë Botërore ku u ngritën 1,2 mln rusë, ishte thjesht një rit kombëtar për ta”.
Ai ka publikuar një libër ku rrëfen jetën pas kuintave të Carëve rusë, që nga shekulli i 16-të deri te fillimshekulli i njëzetë ku Carët morrën fund me ekzekutimin e Carit Nikolai II dhe familjes së tij.
“Jeta në oborrin e Carëve ishte e shfrenuar.
Bankete kudo. Mish ariu, vodka, dhe natyrisht: femra.
Cari Aleksei që mori fronin në 1645 ishte nje fëtar maniak që zgjohej në 4 të mëngjesit për t’u lutur.
Ai torturonte këdo shkelte rregullat dhe nuk kryente ritet fetare.
Vëllai i tij Peter, shikonte me orë të tëra torturat ndaj vartësve.
Por pasardhësit e tij u dhanë pas qejfeve dhe seksit.
Katerina e Madhe që mbretëroi nga 1762 deri në 1796, bashkë me dashnorin Potemkin ishin të apasionuar pas udhëtimeve.
Deri në shekullin e 18-të, femrat në oborrin rus trajtoheshin sipas riteve islamike, mbaheshin në harem.
Sa më shumë jepeshin pas qejfeve, aq më të pamëshirshëm bëheshin Carët“, shkruan Montefiore.
Nga viti 1905 deri në 1910, 16 mijë zyrtarë shtetërore u ekzekutuan pasi donin të largoheshin nga regjimi i Romanovëve.
Pak detaje kanë dalë nga libri i Simon Sebag Montefiore me titullin “Romanovët”, por historia e tyre është nga më makabret dhe të pamëshirshmet në historinë e Rusisë dhe më gjerë.
TemA



Related

Histori 8488383993168377153

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item