Tmerri turk: Rikthimi i terrorit në Stamboll

Ëndrrat më të këqija po bëhen realitet këto ditë në Turqi. Terrori ka mbërritur deri në mega-qytetin turk, Stamboll, megjithëse kjo nu...


Ëndrrat më të këqija po bëhen realitet këto ditë në Turqi. Terrori ka mbërritur deri në mega-qytetin turk, Stamboll, megjithëse kjo nuk është e habitshme. Në Gjermani tronditja është e madhe, sepse me shumë gjasë të gjitha viktimat e sulmit të fundit terrorist janë turistë gjermanë. Tani në Gjermani shumë vetë do ta kuptojnë pse kjo temë i prek edhe ata, për ta thënë me Goethe-n – “kur larg, përtej në Turqi popujt i sulen njëri-tjetrit”.
Konflikte paralele në Turqi
Sepse pikërisht kjo po ndodh tani me një forcë gjithnjë e më të madhe. Tre atentate të mëdha terroriste e gati 150 viktima janë kryer në shtatë muajt e fundit në Turqi. Viktimat kanë qenë kurdë dhe të majtë. Autorët, përkrahës të milicëve terroristë që vetëquhet “Shteti Islamik”.
Në të njëjtën kohë është ndezur në rajonet kurde të Turqisë një luftë e pashpallur qytetare mes forcave turke të sigurisë dhe luftëtarëve të PKK-së së ndaluar, me disa qindra viktima deri më tani. Viktimat janë terroristë të PKK-së thotë qeveria në Ankara. Në rajonet kurde bëhet fjalë për shumë viktima civile.
Turqia lufton kundër terroristëve. Vëmendja kryesore deri më tani ka qenë e përqëndruar tek lufta kudnër PKK-së. Por sulmet më të tmerrshme janë kryer ndërkohë nga milicët terroristë të IS-it.
Tani nga këto sulme u goditën turistë gejrmanë, tronditja në Turqi është e madhe. Pse pikërisht gjermanë? Ka mundësi të jetë një rastësi, sipas ligjit të eventualitetit: Për shkak se turistët gjermanë me një numër prej 5 milionë vetësh në vit përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve në Turqi. Por ndoshta edhe pse ata kanë dashur të godasin turizmin, një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë turke.
Durimi ndaj IS-it po hakmerret tani
Autori i sulmit në Stamboll sipas të dhënave nga qeveria turke ishte përkrahës i milicëve terroristë të IS-it. Vite me radhë shteti turk i duroi islamistët, i la të bënin ç’të donin e shpesh ndoshta i ndihmoi edhe drejpërdrejt, kanë raportuar mediat turke në mënyrë të përsëritur në vitet e fundit. Ankaraja i ka hedhur poshtë gjithmonë këto akuza, liderët turq nuk kanë ndonjë frikë nga një lloj kritike e tillë brenda në vend, pasi ata e kanë eliminuar në masë të gjerë gazetarinë kritike në Turqi.
Tani kërkohet të veprojnë aleatët e Ankarasë. Ata duhet të bëjnë presion që Turqia të luftojë më me vendosmëri terrorin islamist. Ata duhet të bëjnë presion që konflikti i brendshëm turk me PKK të mos zgjidhet me forcën e armëve, por me dialog. Po qe se të dyja këto vihen në zbatim, atëherë mund të kihet shpresë që të luftohet me efekt terrori i çdo lloj ngjyre dhe të pengohet rrëshqitja e Turqisë në një luftë civile./DW

Related

Top Lajm 254038654973410671

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item