Tjetër fitore me 5 gola për Realin në La Liga

Pas suksesit 5-0 të javës së kaluar ndaj Deportivos, Reali i Madrid ka arritur një tjetër fitore bindëse me bindëse, 5-1 ndaj Sporting...


Pas suksesit 5-0 të javës së kaluar ndaj Deportivos, Reali i Madrid ka arritur një tjetër fitore bindëse me bindëse, 5-1 ndaj Sporting Gijon.
Treshja e frikshme e madrilenëve, Bale, Benzema e Ronaldo, e njohur ndryshe edhe si BBC, kanë qenë të papërmbajtshëm në këtë takim. Bale hapi ndeshjen duke shënuar i pari, ndërsa më pas Ronaldo e Benzema shënuan përkatësisht nga dy gola, të gjithë në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dyta ekipi i drejtuar tashmë nga Zidane u treguar i kursyer, ndërsa miqtë realizuan golin e nderit në minutën e 62 me Lopez.
Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 43 pikëve, në vendin e tretë në renditje.
Mesditën e së dielës u luajt edhe ndeshja tjetër e La Liga-s, Valencia – Rayo Vallecano, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
/ Top Channel

Related

Sport 6027502723645462840

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item