Tjetër atentat mafioz, vritet italiani që transportonte drogë me shqiptarët

Një 47-vjeçar italian është ekzekutuar mesditën e djeshme në Foggia. Rocco Dedda është qëlluar me 7 plumba sapo ka dalë në derën e ban...


Një 47-vjeçar italian është ekzekutuar mesditën e djeshme në Foggia. Rocco Dedda është qëlluar me 7 plumba sapo ka dalë në derën e banesës së tij, pasi kishte rënë zilja. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, duke ndërruar jetë.
Nga hetimet e policisë italiane mësohet se, Dedda me precedentë të ndryshëm penalë, për herë të fundit ishte arrestuar gjatë një operacioni ndërkombëtar droge. Organizata kriminale ku ai bënte pjesë, mësohet se trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria dhe Greqia.
Policia ka rindërtuar edhe ngjarjen. Sipas tyre, kanë qenë dy persona me një motor të cilët kanë shkuar në shtëpinë e Deddës. Njëri nga ata i ka rënë ziles dhe sapo 47-vjeçari ka dalë në derë është qëlluar me 7 plumba, njëri prej të cilëve ka qenë vdekjeprurës pasi e ka goditur në kraharor.
Ende asnjë e dhënë për autorët, ndërsa policia mësohet se ka gjetur një motor të djegur. Sipas policisë autorët kanë qenë vrasës me pagesë dhe profesionistë.

Related

Kronika 4570552348138884001

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item