Temperaturat arrijnë ekstremin në -47 gradë Celcius

I ftohti i acartë ka pushtuar pothuajse mbarë Kinë, me temperatura dhjetëra gradë nën zero dhe me erëra të forta që kanë mbërthyer mba...


I ftohti i acartë ka pushtuar pothuajse mbarë Kinë, me temperatura dhjetëra gradë nën zero dhe me erëra të forta që kanë mbërthyer mbarë rajonin aziatik.

Qyteti Hulun Buir në veri të Kinës ka përjetuar temperatura rekord në historinë e tij, -47.5 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës temperaturat janë rritur, në -39 gradë.

Televizionet shfaqin pamje të ujit që sapo rrjedh nga rubineti, ngrin në sekondë, duke treguar se ajri është tmerrësisht shumë i ftohtë.

Akulli është aq i fortë sa në të mund të ngulësh edhe një gozhdë, njësoj si në një copë druri.

Temperaturat e ulëta dhe ngrica në rrugë vijojnë të mbajnë të paralizuar trafikun në të gjithë vendin, pasi rrugët janë bërë të pakalueshme.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët se i ftohti siberian do të vazhdojë të mbajë të mbërthyer vendin edhe për ditët në vijim ndërsa dita më e ftohtë e vitit në Kinë do të regjistrohet pikërisht të shtunën, me temperatura që në pjesën më të madhe të vendit do të bien nën -30 gradë celcius.

Related

Botë 4019286067148360001

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item