Tashmë edhe “Facebook” me video live për të gjithë

Rrjeti social “Facebook” po punon seriozisht për videot direkte ‘in streaming’. Me pothuajse 1 miliard e 600 milionë përdorues po tremb ...


Rrjeti social “Facebook” po punon seriozisht për videot direkte ‘in streaming’. Me pothuajse 1 miliard e 600 milionë përdorues po tremb seriozisht rivalët më të vegjël si “Periscope” apo “Meerkat”.

Sipas drejtuesve të “Facebook”-ut, videot live do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit. Por, për momentin ai do të jetë i vlefshëm për pajisjet “Apple” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, në javët e ardhshme do të shpërndahet në nivel global.

gjithashtu, rrjeti social po punon të sjellë live dhe në platformën “Android”, që ka dhe më shumë përdorues.

Drejtuesit e “Facebook”-ut janë shprehur se për të shpërndarë video live mjafton të bëni një përditësim të statusit duke zgjedhur ikonën “Live Video”. Mund të bëni një përshkrim dhe të përzgjidhni një grup miqsh para se të shpërndani videon drejt për drejtë.

Ata shtojnë se gjatë transmetimit live mund të shihet numri i shikuesve, emrat e miqve që janë lidhur dhe mund të shihet fluksi i komenteve. Kur të mbarojë transmetimi, ajo do të ruhet në rubrikën “Ditari”.

Gjithashtu, videoja mund të fshihet ose të mbahet në mënyrë që miqtë ta shohin në një moment të dytë.

Në fund, videot drejt për drejtë të miqve do të dalin në “News Feed”-in e miqve, dhe gjatë shfaqjes mund të klikosh tek “Subscribe” për të marrë njoftime sa herë që një profil apo faqe e caktuar do të jetë live.

Related

Teknologji 5724318279678539349

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item