Suspendohet prokurori që kërkonte zbatimin e Sheriatit në Kosovë (Video)

Prokurori që hapur bënte thirrje për aplikim e Sheriatit në Kosovë, Basri Morina, u suspendua për 6 muaj nga Prokuroria Themelore e Pr...


Prokurori që hapur bënte thirrje për aplikim e Sheriatit në Kosovë, Basri Morina, u suspendua për 6 muaj nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Vendimin e mori Komisioni Disiplinor i Këshillit Porkurorial të Kosovës, pak javë pasi që Gazeta Express publikoi videon e këtij prokuroi, ku predikonte islamin dhe përkrahte hapur Drejtësinë Islame, në një tubim të organizuar në Prizren nga imami i dyshuar për terrorizëm, Mazllam Mazllami.
Ligjërimi për Sheriatin dhe thirrjet për aplikim të drejtësisë islame në Kosovë, Prokurorit Basri Morina do t’i kushtojë me suspendim nga puna, gjashtë muaj, pa pagesë.
Vendimin e mori Komisioni Disiplinor i KPK’së, pas hetimeve që i kreu Zyra e Prokurorit Disiplinor.
Krejt ky hetim nisi pasi Gazeta Express, tri javë më parë, zbuloi një video-ligjëratë të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në të cilën bënte thirrje që në Kosovë të zbatohet “Drejtësia Islame”, që përkon me të drejtën e Sheriatit.
“Pas zhvillimit të hetimeve Zyra e Prokurorit Disiplinor ka paraqitur Raportin më datë 27 janar 2016, me rekomandim për suspendimin pa pagesë të Prokurorit të Shtetit, Basri Morina, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh duke filluar nga data 28 janar 2016, deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Komisioni
Disiplinor pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe provave të bashkangjitura, duke i vlerësuar ato veç e veç, ka gjetur se prokurori Basri Morina, ka shkelur Kodin e Etikës dhe Sjelljes profesionale për Prokuror neni 2 Parimet e përgjithshme, pika 1, 2 dhe 3 nën pika a, b dhe c.”, ka treguar për Gazetën Express, zëdhënësi i KPK’së, Ekrem Lutfiu.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, menjëherë sapo kishte parë ligjëratën, në javën e parë të janarit, kishte urdhëruar hetimin e prokurorit në fjalë.
Për Kryeprokurorin Lumezi ka qenë i pa papranueshëm edhe vetë shoqërimi i prokurorit Morina me imamin nga Prizreni, të dyshuar për terrorizëm, Mallzam Mazllami. Ky i fundit i thurte lavde punës së Morinës.
“Posa ka ardhur informata në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, më datë 07 janar 2016, se prokurori Basri Morina ka marrë pjesë në një tubim me karakter religjioz më datë 14 nëntor 2015, i organizuar nga një person i cili dyshohet për vepër penale që ndërlidhet me terrorizëm, menjëherë është dërguar e njëjta informatë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor për të filluar hetimet”, ka treguar Lutfiu.
Zëdhënësi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka sqaruar tutje se prokurorit Basri Morina, duke qenë se mban pozitën e prokurorit të shtetit, nuk i lejohet pjesëmarrja në tubime të tilla.
Madje, sipas tij, një prokuror assesi nuk guxon as të mbajë fjalime me përmbajtje religjioze, veprime që, sipas Lutfiut, janë në kundërshtim me detyrimet e prokurorit për zbatimin e standardeve të larta të sjelljes profesionale të cilat detyrohen ata.
“Komisioni Disiplinor ka vlerësuar se mbetja e prokurorit Basri Morina, në detyrë dhe vazhdimi i kryerjes së detyrave të tij të përditshme si prokuror, mund të ndikoj negativisht në opinionin publik duke dëmtuar imazhin dhe duke e zbehur besimin e qytetarëve në sistemin prokurorial në tërësi”, ka sqaruar Lutfiu më tej vendimin e KPK’së.
Në video-ligjëratën në fjalë, Prokuroi kosovar shkonte aq larg sa që tregonte vetë se në një rast ka kërkuar që një të pandehuri t’i pritet dora si dënim, njëjtë sipas ligjeve fetare islame.
“Qu bire cungun qu bire sakicën”, tregonte vetë Morina të ketë kërkuar nga ndihmësi i tij, derisa pranë kishte një të akuzuar për vjedhje. (Video: Min. 16:00)
Kjo nuk ka qenë hera e parë që puna e Prokurorit Basri Morina është vënë në pikëpyetje. I njëjti, gjatë kohës sa ishte Prokuror Special, mbahet mend se gjatë një periudhe pesëvjeçare kishte ngritur vetëm një aktakuzë e që ishte për armëmbajtje pa leje. /GazetaExpress/

Related

Lajme 8333600851529064641

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item