Sunitët dhe shiitët: Përçarja e lashtë e Islamit që po ndez botën myslimane

Si u nda Islami në dy pjesë, historia e përçarjes dhe ku ndryshojnë. Cilat shtete drejtohen nga myslimanët suni dhe nga shiitët. ...

Si u nda Islami në dy pjesë, historia e përçarjes dhe ku ndryshojnë. Cilat shtete drejtohen nga myslimanët suni dhe nga shiitët.

Ndarja mes shiitëve dhe sunitëve është ndarja më e madhe dhe më e vjetër në historinë e Islamit.
Anëtarë të dy sekteve kanë bashkë-ekzistuar për shekuj me radhë dhe kanë ndarë shumë besime e praktika rrënjësore. Por ata ndryshojnë në doktrinë, rituale, ligje, teologji dhe organizata fetare.
Liderët e tyre gjithashtu janë shpesh në konflikt me njëri-tjetrin. Nga Libani dhe Siria deri në Irak e Pakistan, shumica e konflikteve të fundit e kanë vënë theksin te ndarja e sekteve, duke i ndarë dy komunitetet në dysh.
Kush janë sunitët?
Pjesa më e madhe e 1.5 miliard myslimanëve në botë janë sunitë – që vlerësohet të jenë tek 85 deri në 90%. Në Lindje të Mesme, sunitët përbëjnë 90% ose më shumë të popullsisë së Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite.



Perhapja e myslimaneve sunite ne Lindjen e Mesme

Sunitë e konsiderojnë veten si dega ortodokse e islamit. Emri “Sunni” vjen nga fraza “Ahl al-Sunnah”, që do të thotë ‘njerëz të traditës’. Tradita në këtë rast i referohet praktikave të bazuara në atë që Profeti Muhamed ka thënë, ka bërë, ka pranuar ose ka dënuar.
Të gjithë myslimanët janë të udhëzuar nga Suneti. Shiitët gjithashtu udhëhiqen nga dituria e pasardhësve të Muhamedit. Jeta sunite është e udhëhequr nga 4 shkolla të mendimit juridik, secila prej të cilave përpiqet të zhvillojë praktika të ndryshme të sunetit.
Kush janë shiitët?
Shiitët përbëjnë rreth 10% të të gjithë myslimanëve, dhe globalisht popullsia e tyre është e vlerësuar të jetë 154 deri në 200 mln.



Perhapja e myslimaneve shiite ne Lindjen e Mesme

Myslimanët shiitë janë në shumicë në Iran, Bahrein, Azerbajxhan dhe Jemen. Gjithashtu ka komunitete të mëdha shiitet në Afganistan, Indi, Kuvajt, Liban, Pakistan, Katar, Siri, Turqi, Arabi Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe.
Në historinë e hershme islamike, shiitët ishin një lëvizje, që fjalë për fjalë do të thotë “Shiat Ali” ose “Partia e Aliut”. Ata pretendonin se Aliu ishte pasuesi i ligjshëm i Profetit Muhamed, si lider (imam) i komunitetit mysliman.
Aliu u vra në vitin 661, pas një kalifati 5-vjeçar që u rrënua nga lufta civile. Djemve të tij, Hasani dhe Hyseni, iu mohua ajo që mendohej të ishte e drejta e tyre legjitime për të qëndruar në krye të kalifatit.
Hasani besohet të jetë helmuar në vitin 680 nga Muaviyah, kalifi i parë i dinastisë suni, ndërsa Hyseni u vra në fushën e betejës në vitin 681. Këto ngjarje rritën konceptin shiit të martirizimit dhe ritualet e pikëllimit.
Sot ka tre degë kryesore të Islamizmit Shiit – Zaidët, Ismailët dhe Ithna Asharit (Imamët ose Të Dymbëdhjetët). Këta të fundit janë grupi më i madh dhe besojnë se lidershipi, autoriteti shpirtëror dhe udhëzimi hyjnor i Muhamedit i kaluan 12 pasardhësve të tij, duke filluar me Aliun, Hasanin dhe Hysenin.
Imami i 12, Muhammad al-Mahdi, thuhet të jetë zhdukur nga një shpellë poshtë një xhamie në vitin 878. Grupi i Të Dymbëdhjetëve besojnë se i ashtuquajturi “imami i pritur” nuk ka vdekur dhe se do të rikthehet për të vendosur drejtësinë mbi tokë.
Cili ka qenë roli i sektarizmit në krizat e fundit?
Në vendet që janë qeverisur nga sunitë, shiitët kanë tendencën të përbëjnë pjesët më të varfra të shoqërisë. Ata shpesh e shohin veten si viktima të diskriminimit e shtypjes. Ekstremistët sunitë shpesh i denoncojnë shiitët si heretikë të cilët duhen vrarë.

Sunitet dhe shiitet duke u falur se bashku ne Bejrut

Revolucioni iranian i vitit 1979 nisi një axhendë islamike shiite që pritej të ishte një sfidë për regjimet konservatore suite, veçanërisht në Gjirin Persik.
Politika e Teheranit për mbështetjen e milicive shiite dhe partive përtej kufijve të saj u shoqërua me forcimin e lidhjeve të qeverive suite dhe grupeve të tjera.
Nga ndryshojnë besimet e tyre?
Sektet e myslimanëve shiitë dhe sunitë përmbajnë një spektër të gjerë doktrinash, idesh dhe shkollash mendimi. Degët janë në marrëveshje mbi shumë aspekte të Islamit, por ka mosmarrëveshje  të konsiderueshme brenda secilit.
Shiitët e konsiderojnë Aliun dhe liderët që erdhën pas tij si imamë. Shumica e tyre besojnë në ekzistencën e 12 imamëve, i fundit i të cilëve besohet të jetë zhdukur në shekullin e 9 në Irak, pas vdekjes së të atit të tij. Shiitët e njohur si “Të Dymbëdhjetët” e parashikojnë rikthimin e tij si Mesiah.
Për shkak të rrugëve të ndryshme që dy sektet kanë marrë, sunitët theksojnë fuqinë e Zotit në botën materiale, ndonjëherë duke përfshirë edhe sferën publike dhe politike, ndërsa Shiitët vlerësojnë martirizimin dhe sakrificën.
Familja mbretërore saudite, që praktikon ritualet e islamit të njohur si vehabizmi, kontrollojnë tempujt më të shenjtë të Islamit, Mekën dhe Medinën.
Karbala, Kufa dhe Naxhaf në Irak shihen si vendet e shenjta të shiitëve. Arabia Saudite dhe Irani, fuqitë dominuese sunite dhe shiite në Lindjen e Mesme, shpesh marrin krahë të kundërta në konfliktet rajonale.
Në Jemen, rebelët shiitë nga veriut përmbysën një qeveri të dominuar nga sunitët.
Në Siri, ku shumica janë sunite, sekti shiit i Presidentit Bashar al-Assad, që ka dominuar për kohë të gjatë qeverinë, është në pushtet prej një lufte të gjatë e të përgjakshme civile.
Në Irak, marrëdhëniet e këqija mes qeverisë shiite dhe komuniteteve sunite kanë qenë të dobishme për fitoret e Shtetit Islamik.
Sot, shumica e konflikteve në rajon kanë tone të forta sektare.
Në Siri, trupat iranianë, luftëtarët e Hezbollahut dhe milicitë shiite të mbështetura nga Irani kanë ndihmuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët për të thyer dominancën suite.
Grupet xhihadiste suite, përfshi dhe Shtetin Islamik, nga ana tjetër kanë pasur nën shënjestër shiitët sirianë dhe irakienë./Përshtatur nga  BBC dhe NYT/TO

Related

Top Lajm 791779826939911084

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item