Sulltani kundër Kalifatit: Luftë e egër për hegjemoninë e Islamit!

Kalifi kundër Sulltanit: një duel arkaik dhe i përgjakshëm përgatitet nga dy aleatë të zhgënjyer dhe hakmarrës. Një duel që do të zhvill...

Kalifi kundër Sulltanit: një duel arkaik dhe i përgjakshëm përgatitet nga dy aleatë të zhgënjyer dhe hakmarrës. Një duel që do të zhvillohet me një sfodn intrigash dhe dukshmërish të largëta myslimane.
Një tjetër luftë e shtuar luftërave të shumta, që njëkohësisht, si një seri e pafundme lojërash kineze, dridhin tokën e Mesdheut.
Erdogan me mënyrat e tij prej “zbutësi”, i gatshëm për të tërbuar menjëherë rivalët. Restaurator i islamizmit të ngurtë, ëndërron lustrimin e mrekullive neo-otomane, por duhet të paguajë çmimin e hidhur dhe të lodhshëm të bashkimit të intrigave dhe ambicjes me limitet e një diktature lilipute.
Dhe tjetri, Abu Bakr Al Baghdadi, kreu vrasës i një milicie ekstremiste, i aftë ti rezistojë çdo torture, ashtu siç ka bërë në burgjet amerikane të Irakut.
Por mënyra e tij e veprimit është arratisëse, mashtruese, ashtu si kalifët antikë.
Që shfaqeshin gjithmonë të mbuluar nga ndonjë vello apo tendë.
Dhe ai predikon islamizmin ekstrem. Fuqia është Perëndi!
Nëse rrënjët e sulmit të Stambollit do të provohen, do të thotë që koha e konvergjencave egoiste ka mbaruar.
Kaosi i Lindjes së Afërt komplikohetme një tjetër kunj, ashtu siç është edhe strategjia e Kalifatit.
Ose një lojë më e butë e palëve, më e rrezikshme. Hipotezë që nuk duhet përjashtuar në mirazhet e politikës në tokën mes dy lumenjve, ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Mes Turqisë dhe Kalifatit, dyfytyrësia shfaqet si farë e keqe.
Al Baghdadi, i Padukshmi
Shumë pak pika të palëvizshme. Kalifai nuk do të ekzistonte pa Sulltanin. Shteti Islamik do të vdiste në luftën ndaj Assadit nëse nuk do të kishte gjithmonë një kufi të hapur, atë me Turqinë.
Një venë ku qarkullonte gjaku i ri për xhihadistët: 35 mijë vullnetarë që u stërvitën dhe kaluan nga Turqia, armë, municione, apostuj dhe naftë.
Putin kishte të drejtë në një gjë: Ankaraja dhe Erdogan janë aleatë të Kalifatit.
IS ishte rrethuar nga të gjitha anët nga armiqtë dhe kishte vetëm një pikë shpëtimi: Veriun.
Veriun ku e priste miku turk.
Madje rreth lidhjes IS-Turqi dolën dhe anekdota, “IS e përdor Turqinë si hotel”.
Por Kalifati është shumë i vështirë për t’u menaxhuar.
I aftë për të prishur çdo projekt ku e përdor si instrument.
Është një ndër cilësitë e tij vrastare.
Arabia Saudite ishte “viktima” e parë e Kalifatit.
Llogariste të bënte një luftë kundër shiitëve në favor të vehabistëve, por xhihadistët kishin plane të tjera më ambicioze se sa Riadi.
Mendimi i parë që vjen është se Erdogan ka përsëritur gabimin e tij: nënvlerësoi ushtarët e Mosulit dhe Raqqas.
Nëse qëllimi i IS do të ishte eleminimi i gjithë shteteve, atëherë përse duhet të bënte përjashtim Turqia?
Protektorët e tradhtuar
Ngelet për t’u shpjeguar përse në një moment kur Kalifatit po i shtohen armiqtë, ka vendosur të ketë edhe një armik tjetër: Turqinë.
Ndoshta këtu hyn në loja ideja e totalitarizmin: ose më saktë nevojë për të proceduar me një luftë hiperbolike, afër konceptit të saj absolut.
Në fund të fundit IS nuk mund të ketë aleatë ose bashkëpunëtorë: bota e tij është e populluar nga një kategori e vetme, armiq që duhen “purifikuar” duke i hequr qafe me atletizmin e një pendese gjakatare./ La Stampa/ Përgatiti Amarildo Lumani/ TemA

Related

Top Lajm 8785901640692723163

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item