“Sulltanët” e partive politike në Shqipëri

Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi ka bërë një analizë të jetëgjatësisë së krerëve të partive politike në Shqipëri. Ai sjell det...


Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi ka bërë një analizë të jetëgjatësisë së krerëve të partive politike në Shqipëri.
Ai sjell detaje domethënëse për jetëgjatësinë e kryetarëve të partive politikë në Shqipëri.
Disa prej tyre kanë mbi dy dekada që “mbretërojnë”, ose më saktë që kur i kanë themeluar partitë e tyre, dhe nuk po flasim për Berishën, Nanon apo Ramën, sepse ka të tjerë që ua kanë kaluar atyre.
Në tabelën e paraqitur nga Krasniqi në profilin e tij në Facebook janë partitë të ashtuquajtura të vogla, që shfaqin një prirje të kryetarëve-parti për të qenë të “përjetshëm”.
Rekordin e mban Skënder Gjinushi, me 24 vjet në detyrë, por nuk janë më pak edhe emra si Ekrem Spahiu, Paskal Milo, Neritan Ceka, Lufter Xhuveli etj.
“Deri në fundin e viteve ‘90 partitë funksiononin me zv/kryetarë, më pas krijuan sekretariate, një strukturë e ngjashme me sekretarin në PPSH. Gjatë dekadës së parë u vendosën kufizime në mandatet e deputetit me të kryetarit të partisë, më vonë u njësuan postet, në fundin e dekadës së dytë u krijuan struktura të reja koordinuese dhe paralele me kryesitë e zgjedhura, dhe prej disa vitesh, eksperimentohet me KOP, me rivalitet kryesi-sekretariat, si dhe me forma të reja. Në politikë lëvizje të tilla quhen “skema taktike” dhe bëhen kryesisht me dy qëllime: e para, të eliminojnë ndonjë rrezik potencial për lidershipin; e dyta, të rishpërndajnë pushtet në shumë emra e nivele”, – shkruan Krasniqi.

Related

Shqipëria 6828141590471264631

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item