Studimi: Seksi tashmë ju bën edhe… më të mençur

Nëse shkenca thotë se duhet të bëni seks çdo ditë me partnerin, atëherë ka disa arsye pse thotë ashtu. Studime të ndara të kryera nga ...


Nëse shkenca thotë se duhet të bëni seks çdo ditë me partnerin, atëherë ka disa arsye pse thotë ashtu. Studime të ndara të kryera nga hulumtuesit në Universitetin Maryland dhe Universitetin Konkuk në Seul, Kore të Veriut, u gjet se minjtë të cilët bënin më shpesh seks kishin gjithashtu nivele më të ulëta të stresit dhe funksione më të mira të trurit, duke i bërë ata më inteligjentë që t’u shpëtojnë më lehtë pengesave që studiuesit ua kishin vendosur atyre.
Kështu në teori, të bësh më shumë seks do të thotë se ju do të jetoni më gjatë, do të jeni më pjellorë, nuk do të sëmureni shpesh dhe do të keni funksione më të mira të trurit.
Në thelb, seksi ju bën një ‘super-hero’. Kështu, këto janë arsyet pse duhet të bëni më shpesh – apo çdo ditë. Ja disa të mira të tjera që vijnë nga seksi i përditshëm:
  1. Mund të ulni rrezikun nga kanceri i prostatës
Sipas një studimi nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, meshkujt të cilët ‘derdhen’ më shpesh reduktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës për 22%. Hulumtuesit ende nuk e dinë se pse ndodhë kjo, por, nëse po kërkoni për arsye pse të bëni seks, shmangia e kancerit është një arsye mjaft e mirë.
  1. Zvogëloni shanset për t’u sëmurë
Hulumtuesit në Universitetin Wilkes në Pensilvani gjetën se njerëzit të cilët bëjnë të paktën dy herë seks në javë lirojnë më shumë antigjenë të tillë si imunoglobinë A, e cila ndihmon në luftimin e të ftohurit dhe gripit, kështu bëni më shumë seks në mënyrë që të qëndroni larg ftohjeve dhe gripit, transmeton lajmi.net.
  1. Dukeni super-të rinj dhe të sigurt
Në një studim nga hulumtuesi skocez dhe neuropsikologu David Weeks, u gjet se njerëzit të cilët dukeshin 12 vjet më të rinj se që ishin aktualisht raportuan se bëjnë seks tri herë në javë. Gjithashtu u gjet se njerëzit të cilët bëjnë më shpesh seks ndjehen më rehat dhe janë më të sigurt në vetvete.
  1. Shpëtoni nga dhimbjet e urryera menstruale
Një studim i bërë në vitin 2000 gjeti se 9% e 1,900 grave masturbonin vetëm për të shpëtuar nga dhimbjet menstruale. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e grave masturbojnë.

Related

Erotikë 5738823480415663935

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item