Studimi: Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumturit

Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë. Kj...


Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë.
Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë: Mëngjesi transmeton mjaft energji pozitive dhe njerëzit janë më të lumtur në këtë periudhë të ditës.
Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë arritur në përfundimin se kush zgjohet herët, ka më shumë mundësi mirëqenieje.
Ndryshe ndodh me grupin që zgjohet vonë, që janë kryesisht të rinjtë. Ata që e kanë të vështirë të ngrihen nga krevati në mëngjes janë dembelët që e nisin ditën vonë dhe pa ritëm.
Gjatë anketës, në të cilën morën pjesë një grup prej 450 personash (mosha 18 deri 38 vjeç) dhe një grup tjetër prej 300 personash (mosha 59 deri 79 vjeç), ka rezultuar se grupi me në moshë kishte tendencën të zgjoheshin herët në mëngjes, kurse ato më të rinjtë flinin vonë në darkë dhe, si rrjedhojë, zgjoheshin vonë edhe në mëngjes.
Nga personat e grupmoshës rreth të 60-ve, vetëm 7 për qind flinin vonë, ndërsa nga grupi i të rinjve, vetëm 7 për qind kishin një jetë me ritëm në mëngjes.
Personat më të vjetër në moshë janë ata që japin më shumë energji pozitive se sa të rinjtë dhe ata zgjoheshin më herët në mëngjes sesa të rinjtë, deklarojnë studiuesit.
Dhe përfitimet janë disa, që i referohen më së shumti kohës dhe qetësisë:
Koha për të ngrënë mëngjesin
Koha për aktivitet sportiv
Koha për t’u përgatitur për punë
Koha në trafik
Të zgjohesh herët në mëngjes ndikon në mirëqenien emocionale. Njerëzit e përfshirë do të ndihen të shëndetshëm, sepse ata flenë mirë. Një gjumë me cilësi ka efekt pozitiv në sistemin imunitar. Ndoshta për shkak se kjo normë përputhet më shumë me organizimin e shoqërisë.

Related

Shëndet & estetikë 8064248138093705118

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item