Studimet: Të lumtur nuk na bën as paraja dhe as fama

Psikologji –  Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, e ka analizuar këtë temë për një kohë të gjatë, duke u marrë me shumë studime paralelis...

Psikologji – Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, e ka analizuar këtë temë për një kohë të gjatë, duke u marrë me shumë studime paralelisht. Ai ka arritur në përfundimin se të lumtur na bëjnë njerëzit në jetën tonë dhe lidhjet që ne ndërtojmë me ta



Çfarë duhet në të vërtetë që të bësh një jetë të lumtur? Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, e ka analizuar këtë temë për një kohë të gjatë, duke u marrë me shumë studime paralelisht dhe regjistruar një rekord në këtë drejtim, si eksperti që është marrë më gjatë me këtë çështje. Ai ka drejtuar një studim të paraardhësve të vet profesionalë, që zgjat tashmë prej 75 vitesh.
E sot duket se ai ka arritur në përfundimin se: nuk është mirëqenia dhe suksesi ato që janë vendimtare në këtë aspekt, por njerëzit në jetën tonë dhe lidhjet që ne ndërtojmë me ta.
Psikiatri amerikan, Robert Waldinger, i është kundërvënë kësisoj një pyetjeje të vështirë: çfarë i bën njerëzit në të vërtetë të lumtur në terma afatgjatë?
Për këtë, Waldinger u është përkushtuar studimeve afatgjata e së fundmi rezultatet e tyre ai i bëri të qarta në “TED-Talks”, një vëllim leksionesh të përmbledhura në konferencën vjetore të inovacionit në Kaliforni.

Tri gjëra na çojnë drejt lumturisë në jetë
Waldinger arrin në përfundimin se: lidhjet e mira sociale i bëjnë njerëzit më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Në “TED-Talk”, Waldinger përcaktoi veç të tjerave, sidomos tri pika të rëndësishme në këtë aspekt:
  1. Lidhjet e mira sociale, si në rrethin shoqëror, ashtu dhe në familje, është vënë re se çojnë shpesh në një jetë më të gjatë. Njerëzit e vetmuar vdesin shpesh më herët, sipas Waldinger.
  1. Është cilësia dhe jo sasia e miqësive, tha profesori i Harvardit në referatin e tij me këtë rast gjatë konferencës. Kjo do të thotë se: edhe atëherë kur njeriu i sheh miqtë e vet më të ngushtë një herë në vit, ai ndihet më i lumtur sesa kur kujdeset të shtojë numrin e njohjeve të tij në një mënyrë fare sipërfaqësore, që ia diktojnë situatat dhe rrethanat.
  1. Veç kësaj, martesat apo lidhjet e stabilizuara, në të cilat sekush mbështet partnerin, kishte rezultuar të ishte dhe çelësi i lumturisë për pjesëmarrësit në teste.
Sipas rezultateve të sjella nga studimet afatgjata të profesor Waldinger, nuk janë pra as paraja dhe as fama, ato që i bëjnë njerëzit të lumtur.

Krahasim i dy studimeve të mëparshme
Waldinger me këtë rast solli në vëmendje të dhënat e dy studimeve të mëparshme, me të cilat ai ishte marrë gjerësisht. Ai iu referua si fillim studimit të ashtuquajtur “Grant” të George Vaillant, i cili i shoqëroi 268 diplomantë të Harvardit nga viti 1910 e në vijim, nga periudha e studimeve deri në pension.
Veç kësaj, ai solli në vëmendje rezultatet e studimit “mbi lumturinë” të profesorit të jurisprudencës, Sheldon Glueck. Ky i fundit ekzaminoi 456 të rinj të moshave nga dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, të cilët ishin rritur në brendësi të qytetit të Bostonit.
Kërkuesit ekzaminuan jetët e subjekteve të tyre. Për këtë u morën parasysh edhe cilësia e lidhjeve të tyre, kënaqësia me vendin e punës dhe aktivitetet sociale.
Edhe shëndeti psikik u mat dhe u vlerësua në distanca të rregullta kohore. Sidoqoftë, në këtë rast, bëhej fjalë vetëm për pjesëmarrës meshkuj në atë studim. Sidoqoftë, duke u nisur edhe nga krahasimet dhe vënia në pah e të dhënave të shumë studimeve të tjera, profesori i Harvardit theksoi se tri pikat e përmendura më parë në mënyrë të përmbledhur nuk mund të lëkundeshin, duke vërtetuar tashmë edhe shkencërisht diçka për të cilën shumë njerëz në botë e marrin si një konstatim të mirëqenë e të gjithëpranuar.

Related

Psikologji 9205244912432851682

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item