Steriliteti tek femrat dhe meshkujt: Ja çfarë duhet të dini

Sterilitet-i është përcaktuar si mos krijimi i një konceptimi pas një marrëdhënie të rregullt seksuale prej 12 muajsh. Rreth një në 6 ...


Sterilitet-i është përcaktuar si mos krijimi i një konceptimi pas një marrëdhënie të rregullt seksuale prej 12 muajsh. Rreth një në 6 çifte kanë problemin e moskonceptimit.
Rreth 40% e rasteve të infertilitet-it përfshijnë faktorin femër; 40% përfshijnë faktorin mashkullor; dhe në rastet e mbetura është një kombinim midis faktorit mashkullor dhe atij femëror (10%) ose një shkak i papërcaktueshëm (10%).
Shkaqet e infertilitetit femëror
Ekzistojnë shkaqe të shumta të infertilitetit tek gratë, por 3 shkaqet më të zakonshme janë:
-Problemet me ovulacion-in;
-Sëmundja Tubal; dhe
-Endometrioza.
Problemet e tjera të lidhura me infertilitetin femëror përfshijnë anomali-të e mitrës; siç janë fibroid-et (rritja beninj-e në shtresën e muskujve në mitër).
Problemet me ovulacionin
Problemet me ovulacionin (lirimin e një veze nga njëra prej vezoreve çdo muaj) janë shkaku më i zakonshëm i infertilitetit tek gratë. Mund të ekzistojnë një sërë rastesh të tilla, disa prej të cilave përfshijnë sindromën policistike të ovareve (sindroma policistike e ovareve), dështimin ovarian, peshën e vogël trupore, çrregullimet e tiroides dhe të gjëndrës së hipofizës.
Sëmundja Tubal
Bllokimi apo dhëmbëzat në tubin fallopian mund të parandalojnë udhëtimin e vezës nga vezorja drejt mitrës për t’u takuar me spermën. Shkaqet e bllokimit të tubave fallopianë përfshijnë infeksionet, kirurgji-të e mëparshme dhe endometriozë-n.
Endometrioza
Endometrioza është një gjendje ku indet që formojnë rreshtimin e mitrës janë gjetur edhe jashtë mitrës. Ajo mund të shkaktojë dëmtimin e tubave fallopianë dhe të vezores.
Hetimi i infertilitetit
Çiftet që kanë vështirësi konceptimi duhet të takojnë doktorët e tyre, për të punuar në mënyrë ideale bashkë për një vlerësim fillestar. Hetimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet e vlerësimit.
Testi më i zakonshëm dhe i thjeshtë për ovulacionin është matja e nivelit të progesteron-it në gjak gjatë gjysmës së dytë të ciklit menstrual. Testet e tjera të gjakut, të tilla si nivelet e hormoneve, gjithashtu mund të jenë të nevojshme për të parë disa nga shkaqet e çrregullimeve të ovulacionit.
Ekzistojnë shumë opsione për vlerësimin e mundësisë së sëmundjes tubale. Kjo përfshin një skanim të veçantë të mitrës dhe të tubit fallopian (hister-salpingografi) ose një ultratingull të tubit fallopian (sa të hapur dhe të qartë janë tubat).
Laparoskopi-a përfshin përdorimin e një intrumenti për të parë në brendësi të legenit përmes një prerjeje të vogël në bark, të kryer nëpërmjet një anestezi-e të përgjithshme. Njëkohësisht edhe për vlerësimin e tubave fallopianë, laparoskop-i mund të përdoret për të parë për endometriozë në legen. Ajo ka avantazhin që, nëse endometrioza gjendet ajo mund të trajtohet në të njëjtën kohë.
Trajtimi
Opsionet për trajtimin e infertilitetit do të varen nga shkaqet e problemit.
***
Steriliteti tek meshkujt
Sterilitet-i identifikohet si pamundësia për të konceptuar/fertilizuar pas 12 muajsh marrëdhënie të rregullt seksuale. Rreth një në 6 çifte mendohet të kenë një problem me konceptimin / fertilizim-in.
Rreth 40% e rasteve të infertilitet-it, përfshijnë një faktor mashkullor, në 40% të rasteve të tjera është një faktor femëror, si dhe në rastet e mbetura mund të jetë një kombinim i faktorëve mashkullorë dhe femërorë (10%), ose pa arsye të identifikueshme (10%).
Shkaqet e infertilitetit mashkullor
Ka shkaqe të shumta të infertilitetit tek meshkuj, megjithatë, më së shpeshti janë probleme të lidhura me spermën. Këto përfshijnë probleme me sasinë e spermës, ku ose prodhohet pak spermë ose në disa raste, nuk prodhohet fare (azospermi). Mund të ketë probleme edhe me cilësinë e spermës, ku sperma merr formë jo normale (morfologjia e parregullt) ose nuk lëviz shpejt (lëvizshmëri të dobët).
Shkaqet e azospermisë mund të përfshijnë prodhimin e reduktuar të spermës, për shkak të një problemi hormonal (siç është testosteron-i i pakët), të një anomali-e kromozome-sh (problem gjenetik) apo të infeksioneve të caktuara (të tilla si infeksioni i shytave të testikujve).
Azospermi-a mund të jetë gjithashtu rezultat i një bllokimi të kalimit të spermatozoid-it nga testikujt. Kjo mund të jetë për shkak të infeksionit ose lëndimit në zonën ku ndodh, kirurgji-së (vazektomi) ose mungesës së tubit nga testikuli në ureter (i quajtur vas deferens).
Investigimi i sterilitetit
Çiftet që kanë vështirësi në konceptim/fertilizim duhet të konsultohen me mjekun e tyre për një vlerësim fillestar. Kjo zakonisht përfshin një vlerësim të historisë së problemit dhe kryerjen e analizave mjekësore.
Hetimet e mëtejshme do të varen nga rezultatet e vlerësimit dhe nga shkaktuesit e mundshëm të problemit.
Analiza e spermës
Hetimi më i rëndësishëm tek meshkujt është analiza e spermës. Një ekzemplar i spermës merret pas abstenimit nga marrëdhëniet seksuale për 2-5 ditë. Mostrat duhet të dërgohen në laborator brenda një ore pas administrimit. Mostra analizohet për volumin dhe sasinë e spermës, lëvizshmërinë dhe morfologji-në.
Investigime të tjera
Hetimet e tjera mund të përfshijnë testimin për antitrup-at e spermës dhe matjen e nivelit të gjaku-t të testosteronit dhe të hormoneve të tjera. Nëse nuk ka spermë apo sasia e spermës eshte shumë e ulët, një hetim i testikujve mund të kryhet me pajisjen ultratingull. Një biopsi e testikujve gjithashtu është e mundur.
Trajtimi
Opsionet për trajtimin e infertilitetit do varen nga shkaqet e problemit.

Related

Shëndet & estetikë 8927884329789490010

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item