Sot, 80-vjetori i kolosit të letërsisë moderne, Ismail Kadare

Shënohet sot 80-vjetori i shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, laureat i mjaft cmimeve dhe kandidat i çmimit Nobel. Gjeni...

Shënohet sot 80-vjetori i shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, laureat i mjaft cmimeve dhe kandidat i çmimit Nobel.




Gjeniali Ismail Kadare feston sot 80-vjetorin e lindjes. Ai lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, qytet ku kaloi fëmijërinë që la gjurmë të thella më pas në stilin e tij letrar. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë.
 
Pavarësisht qëndrimit në Paris, larg Shqipërisë së tij, ai i mbajti lidhjet me vendin përmes artit të të shkruarit. Kadare vlerësohet nga kritika letrare si shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet. Një shoshitës i paepur i leksikut dhe i frazeologjisë shqiptare, ai vlerësohet si një ndër personalitetet më të shquara të kulturës sonë. 
 
Autor i shumë veprave të shkruara në poezi dhe prozë, laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe kandidat i çmimit Nobel. Franca e ka nderuar ate me Urdhrin më të lartë, atë të Legjionit të Nderit dhe ka zgjedhur Kadarenë e Shqipërisë, anëtar të Akademisë së saj. Kadare u bë i pari shkrimtar bashkëkohor që mori Cmimin Ndërkombetar "Man Booker në 2005-ën, ndërsa në 2009-ën u vlerësua me çmimin Prince of Asturias për Artet dhe një vit më parë me çmimin “Jeruzalemi 2015”.
 
Disa ndër veprat më në zë të shkrimtarit epokë, të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.
 
Me rastin e 80-vjetorit të tij, Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur vitin 2016 si vitin kulturor të Ismail Kadaresë. Bashkia e qytetit ka deklaruar se gjatë këtij viti do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në qytetin e lindjes së shkrimtarit. 

Related

Kultura 6733716797786511682

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item