Skandali i Qeverisë/ USHT hesht për heqjen e 6 fakulteteve

USHT edhe sot nuk ka qëndrim në lidhje me mbylljen e gjashtë programeve studimore në kuadër të këtij Universiteti. Pavarësisht se aut...


USHT edhe sot nuk ka qëndrim në lidhje me mbylljen e gjashtë programeve studimore në kuadër të këtij Universiteti. Pavarësisht se autoritetet premtuan se të hënën do të dalin me qëndrim zyrtar, për të sqaruar çështjen e mbylljes së programeve, sot nka ka asnjë qëndrim i USHT-së për fatin e studentëve. TV SHENJA tentoi të marrë qëndrim nga zyra për informim, por udhëheqësi i saj Selam Sulejmani, ishte i pakapshëm për prononcim. Sipas Ligjit për Arsim të Lartë, neni 40, senati i USHT-së, duhej të njoftohej me vendimin e Qeverisë, e që në afat 30 ditor, të japë mendim. Vallë është njoftuar USHT dhe cili është mendimi i senatit për vendimin e Qeverisë edhe kjo është pjesë e heshtjes së USHT-së. Kujtojmë nenin 40 të Ligjit për Arsim të Lartë, respektivisht pushimin e institucionit publik të arsimit të lartë.
“Nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe pas mendimit vlerëson se nuk ekziston nevoja për ushtrim të mëtejshëm të veprimtarisë së arsimit të lartë nga ndonjë institucion i caktuar i arsimit të lartë, i dorëzon Kuvendit propozim për miratimin e ligjit për pushimin e funksionimit të njësisë së universitetit publik përkatësisht institucionit publik të pavarur të arsimit të lartë. Në propozimin për miratimin e ligjit rregullohet mënyra se si studentët do të mund të vazhdojnë studimet”, theksohet ndër të tjera në nenin 40 të Ligjit për Arsim të Lartë .
Ligji dhe vendimi i Qeverisë, si duket do të hasin në jo përputhshmëri Kushtetuese, kjo pasi Qeveria jep vendim për mbylljen e disa programeve në USHT, nën argumentin se nuk ekziston nevoja për të funksionuar një program i tillë, ndërsa në të njëjtën kohë, programe të tilla parashikohen në universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Ndër programet që do të mbyllen në USHT dhe do të hapen në universitetin në formim e sipër, janë: Ndërtimtaria, Arkitektura, Mekatronika, Inxhinieria e Transport-Komunikacionit, Gjeodezia, Gjeoinformatika dhe Inxhinieria Ekonomike.
Kryeministri në shpalosjen e idesë, theksoi se universiteti i ri do të funksionoj edhe në gjuhën shqipe. Kjo e fundit, për ministrin e arsimit nga radhët e BDI-së, por edhe BDI-në, është projekt kombëtar, duke mos analizuar mungesën e kuadrove shqiptarë si ligjërues në këto programe specifike. Sipas ministrit të arsimit Abdilaqim Ademi, kuadrot në mungesë do të zëvendësohen me kuadro maqedonas. Faktin se për fakultetet teknike, teknologjike dhe shkencave sociale, mungojnë kuadro shqiptarë që do të mundë të ligjeronin në universitetin e ri, e vërtetoi edhe hulumtimi i bërë ditë më parë nga TV SHENJA, i cili për bazë mori të të dhënat e Entit Shtetëror për statistikë.  Drejtimet e parapara janë fakulteti për ndërtimtari dhe arkitekturë, fakulteti për shkenca teknike dhe shkenca teknologjike, fakulteti për informatikë dhe fakulteti për shkenca sociale. Për të gjitha këto drejtime, ka vetëm 4 doktor shkencash, si potencial për të ligjëruar në universitetin e ri.
Ardian Kerimi /SHENJA/

Related

Maqedoni 5415176010408343785

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item