Skandal, vetëvaret studentja, ngjarja fshihet nga policia

Një studente nga Klosi në rrethin e Matit ka tentuar të vetëvritet duke u varur një natë më parë, por familjarët dhe policia lokale e ...


Një studente nga Klosi në rrethin e Matit ka tentuar të vetëvritet duke u varur një natë më parë, por familjarët dhe policia lokale e kanë mbajtur sekret ngjarjen.
G.B. 20 vjeçe, lindur në fshatin Pleshë të Bashkisë Klos, studente në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në degën punë sociale, ka tentuar të vetëvritet. Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat pohuan se studentja G.B. ka vendosur të vetëvaret me litar në haurin e bagëtive.
“Fillimisht vajza është dërguar me urgjencë në Qendrën Shëndetësore “Taisa Usllova” Klos, por mjekët e kësaj qendre pasi kanë parë gjendjen e rënduar të 20­vjeçarës kanë urdhëruar transportimin e studentes drejt spitalit “Xhavit Mara” Burrel. Vajza ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë prindërit kërkonin shpëtimin e saj. Në qendër të Klosit u krijua një situatë kaotike, ndërkohë ambulanca e dërgoi në Burrel. Deri në orët e mesnatës nuk arritëm ta marrim në pyetje G.B, pasi ishte e traumatizuar, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën”, thanë zyrtarë të Policisë Mat.

Related

Kronika 1986761626026799030

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item