Si të zbusim në tre ‘hapa’ rrezikun e të bërit biznes në 2016 ?

Kur lind mundësia, shumë pronarë të bizneseve të vegjël duhet ti përgjigjen pyetjes kyçe: A ja vlen rreziku? Këtu janë 3 mënyra...



Kur lind mundësia, shumë pronarë të bizneseve të vegjël duhet ti përgjigjen pyetjes kyçe: A ja vlen rreziku?
Këtu janë 3 mënyra për të vlerësuar situatën dhe që ndihmojnë në zbutjen e riskut të biznesit.

Hartoni një plan.
Në vitin 2016, kompania juaj mund të ndeshë ‘rreziqe’ gjatë rrugës. Këto ‘rreziqe’mund të paraqesin mundësi që ju të rrisni biznesin tuaj, ose ta mbani atë në formën e tij aktuale. Cfarë mund të bëni?
Sa më shumë që të dini për situatën, dhe ndikimin që do të ketë në pjesën tjetër të vitit, aq më lehtë mund të jetë për ju që të merrni një vendim të drejtë.

Rishikoni planin tuaj.
Koha më e mirë për të shqyrtuar rreziqet në rrugë për vitin 2016 mund të jetë përpara se të arrini tek ata. Krijoni skenarë ‘po nëse’ dhe përgjigjuni pyetjeve të bazuara në çdo situatë. Skenarët duhet të jenë pozitivë dhe negativë.

Hartoni një plan rezervë.
Ky hap mund të jetë kritik për suksesin tuaj. Asnjë pronar biznesi nuk mund të marrë vendimin e duhur çdo herë. Do vijë një moment, kur ju ka të ngjarë të bëni një gabim; ju ndoshta do të zgjidhni rrugën e gabuar. Kur kjo të ndodhë, ju duhet të konsideroni sigurimin e një plani B në xhepin tuaj./monitor

Related

Sistemi i suksesit 8369951527210802846

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item