Si të realizosh një ekuilibër të shëndetshëm gjatë raportit seksual

I ëmbël, pasional, i pakontrollueshëm. Një partner ideal, veç faktit se në momentin kur gjendeni vetëm në krevat, ai kthehet në një pe...


I ëmbël, pasional, i pakontrollueshëm. Një partner ideal, veç faktit se në momentin kur gjendeni vetëm në krevat, ai kthehet në një person egoist dhe dëshiron që “loja” të vazhdojë sipas rregullave të tij. Nuk është edhe aq çështje dominimi e lidhjes, pasi kjo shpesh rregullohet edhe jashtë krevatit, duhet logjikuar me mendësinë se të dy partnerët duhet të kënaqen në krevat. Secili duhet të jetë i lirë të kryejë siç i pëlqen marrëdhënien seksuale, kur bëhet fjalë për kënaqësinë e seksit, nuk ka tolerancë apo lëshime. Krevati nuk është vendi për altruizëm. Duhet bashkëpunim, është pothuaj një marrëveshje e heshtur, e pathënë me fjalë, është gjuha e trupit që flet. Kjo gjuhë është shumë personale, por nuk duhet harruar në asnjë rast se ajo është në veprim, ndaj duhet kuptuar dhe respektuar. Edhe në krevat pasqyrohen komplekset zakonore dhe psikologjike të njerëzve, kultura e secilit duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndaj mos i lini asnjëherë leksionet e seksologjisë në shkollë, mësojuani këtë edhe fëmijëve tuaj.
Seksi si antistres
Lidhur me mënyrën se si jemi mësuar t’i shohim dhe t’i perceptojmë gjërat, është krijuar mendimi se është mashkulli ai që duhet të ndërmarrë hapin e parë për fillimin e raportit seksual. Për femrat, nëse prestacionet e mashkullit të tyre janë të larta, kjo është diçka shumë e kënaqshme. Kjo sjellje e mashkullit shpesh lind nga modelet tradicionale të virilitetit, të cilat janë të rrënjosura thellë në karakterin e tij, në momentin që kjo skemë seksuale nuk ndiqet, mashkulli shqetësohet dhe shpesh nuk mundet ta vazhdojë marrëdhënien. Ky moment është zhgënjyes për të dy partnerët. Zgjidhja e problemit duhet gjetur në thjeshtësinë e të menduarit. Përfytyroni dy kafshë të cilat janë të gatshme për t’u çiftëzuar. Ato nuk mendojnë dhe nuk kanë komplekse ndaj njëri-tjetrit, por ndjekin instinktet, të cilat po do të dish t’i dëgjosh brenda teje, do të të falin kënaqësinë që kërkon. Mbyllni sytë dhe mos mendoni për skemat seksuale që njihni, thjesht veproni. Seksi është antistres, por nëse nuk trajtohet si duhet, kthehet në makth. Kush është pak i zgjuar, duhet të dijë ta shfrytëzojë rastin edhe pse do t’i duhet të sakrifikojë pak nga krenaria mashkullore.
Kur në krevat komandon ajo
Kur femra komandon në intimitet mund të jetë një lojë tepër zbavitëse, por edhe e rrezikshme. Femra duhet të ketë shumë aftësi në krevat, të jetë e dobët, të jetë e fortë, të jetë plot imagjinatë. Duhet të jeni shumë të afta për t’i përballuar me sukses gjithë këto prova, në mënyrë që ju dhe mashkulli që keni në krevat të ndiheni mirë. Pushteti i krevatit është një thikë me dy presa, sidomos për femrat dhe në vend që t’ju kënaqë, mund t’ju krijojë probleme. Së pari duhet të përgatisni “fushëbetejën”. Bëjini të ditur mashkullit se kjo është një lojë, të cilën për momentin doni ta udhëhiqni, ai sigurisht nuk do të refuzojë. Lojërat erotike janë të lejuara herë ëmbël, herë egërsisht, duke mos dalë asnjëherë nga karakteri femëror.
Të mirat dhe të këqijat
Sidomos për meshkujt e pamësuar, kjo lojë mund të perceptohet si kërcënim ndaj virilitetit të tyre, ndaj nuk duhet të jeni shumë direkte në atë çfarë kërkoni. Sidomos në fillimet e lidhjeve një mënyrë e tillë do të ishte antiproduktive, pasi harmonia seksuale do të prishej. Zgjidhja në këto raste do të ishte një hap mbrapa. Duhet të tërhiqeni në skutën tuaj dhe t’i lini partnerit kohë për të vepruar. Kjo nuk do të thotë se duhet të ktheheni në pasivitet, por t’i shprehni dëshirat tuaja në një mënyrë sa më të ëmbël dhe joshëse. Kjo nuk do të jetë e vështirë, duhet vetëm të jeni vetvetja, të jeni femra.

Related

Erotikë 7799865906797701210

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item