Si qen e si mace. Lufta për pushtet në skenën e Amerikës

Maureen Dowd Fushatën tjetër elektorale e ka bërë si burrë, këtë herë Hillary Clintoni garon si grua. Matthew Dowd, ish strateg i fu...

Maureen Dowd

Fushatën tjetër elektorale e ka bërë si burrë, këtë herë Hillary Clintoni garon si grua. Matthew Dowd, ish strateg i fushatës së George W. Bushit, tani analist i pavarur, thotë se Hillary po bën të kundërtën e asaj që duhej të bënte: në vitin 2008 kundër një kandidati të feminilizuar dhe pacifist, duhej të kishte kandiduar si grua, ndërkohë që duhej të garonte si burrë tani që amerikanët ndihen nën rrethim, kanë frikë dhe dëshirojnë diçka “të madhe, burrërore, të fortë”, sipas Doëd.
Pavarësisht mungesës së entuziasmit mes grave më të reja, Hillary ka zgjedhur rolin e Gjyshes Moderne: për të kanë zbritur në terren Lena Dunham, Katy Perry dhe Demi Lovato, në faqen e saj në internet shet T-shirt ku ka stampuar të famshmen xhaketë të kostumit të saj. Një grup senatoresh – që në vitin 2008, në shumicë e braktisën për Obamën – kanë zbritur në Ioëa të premten për solidaritet femëror. E intervistuar nga “Time” ka thënë se si presidentja e parë femër, do të ketë një stil të ndryshëm qeverisje. “Mendoj se gratë dinë të dëgjojnë, janë më pak individualiste, më të hapur për ide të reja dhe strategji që synojnë zgjidhje në avantazh të të gjithëve”.
Sigurisht që po të kish ditur të dëgjonte, reforma sanitare dhe pushtimi i Irakut ndoshta nuk do ta kishin fundosur.
Ka gjithmonë efekt të mirë të thuash se gratë janë më pak individualiste, më të prirura për ndjeshmëri dhe kanë një vizion më të gjerë, dhe që ndonjëherë i korrespondon të vërtetës. Por në disa raste jo, mbi të gjitha kjo nuk vlen për gratë alfa, të ashpra dhe të vendosura që të thyejnë barrierat mes gjinive.
Duke qenë se nuk mund të dimë paraprakisht nëse një grua, e vënë në lëvizje prej pasigurisë, do të dojë të bëjë shumë të fortën – si Hillary kur votoi në favor të pushtimit të Irakut – ndoshta do të jetë rasti për të ndryshuar qasje. Më mirë të pyesim se kush është macja dhe kush është qeni.
Pjesëtari i familjes së maceve, Barack Obama, nisi të mbretërojë i ftohtë dhe i pandjeshëm, duke lëvizur i vetëm dhe me kujdes, dhe kështu vazhdon të bëjë tani që është në fund. Diskutimi i tij para kombit ishte një vazhdimësi e talljes kundër obstruksionizmit e republikanëve dashakeqë dhe një nxitje për amerikanët, që të mos kenë një qasje fëmijërore kundrejt Shtetit Islamik, si dhe të pushojnë së sjelluri, sikur të ketë shpërthyer Lufta e Tretë Botërore. Obama super racional, që përçmon emocionet e kollajtë, ka patur vështirësi që të qetësojë opinionin publik, ose të rrokë gjendjen e tij shpirtërore, në momentet kur njerëzit nuk ndiheshin të sigurtë.
Juliette Kayyem, ish asistente e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë e brendshme, ka folur kohët e fundit për një artikull të botuar në Wall Street Journal, sipas të cilëve republikanët mund të rriten në sondazhe, falë të ashtuquajturave “security moms”, ose gratë që janë orientuar drejt tyre, pra republikanëve, pas 11 shtatorit dhe që vala e sulmeve të ISIS ua ka kthyer shqetësimin. Frika nga Shteti Islamik mund të quhet e tepruar dhe joracionale, siç ka bërë Obama, por sipas Kayyem është qasja e gabuar: “Njerëzit kanë frikë dhe kjo nuk mund të injorohet”.
George W. Bush ishte i gjithi muskuj, Obama është i gjithi kokë, dhe tani Donald Trump po fiton gjithmonë e më shumë, sepse është i gjithi muskuj, edhe ai.
Si Hillary, edhe Trump kanë përsëritur se do të kujdesen gjithnjë e më shumë për marrëdhëniet me parlamentarët dhe të gjithë ata që nuk bien dakord me ta, duke aspiruar të jenë qen me kocka, gjithmonë të gatshëm për të dhënë putrën, në vend që të jenë mace indiferente. “Duhet të përpiqemi gjithmonë të gjejmë terren të përbashkët, qoftë edhe minimal”, ka thënë Hillary të hënën për Des Moines Register. Gjithmonë në Iowa, të premten, Trump ka pohuar se ndryshe nga Obama, nuk do t’i përçmojë qasjet pajtuese. “Presidenti nuk di të ulë të gjithë përreth një tryeze, e provoi për pak kohë dhe nuk ia doli. Kështu, firmos dekrete dhe merr denoncime”. /NYT – Bota.al

Related

Top Lajm 9174776770313322202

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item