Si mund te angazhohen studentët kundër korrupsionit në universitetet publike

Dr. Ing. Mehdi SHEHU Pedagog i Fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës E vërteta në Shq...

Dr. Ing. Mehdi SHEHU
Pedagog i Fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës

E vërteta në Shqipëri flet qartë se korrupsioni, ky “kancer” i sotëm i shoqërisë shqiptare, ka shtrirë “metastazat” edhe në arsimin e lartë, duke dëmtuar rëndëcilësinë e tij, potencialin intelektual dhe njerëzor të shoqërisë shqiptare, të ardhmen e sajNë këtë situatë, Lëvizja MJAFT!në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në vendin tonë, ka lançuar këtë vit lëvizjen “Nisma studentore kundër KORRUPSIONIT në Universitetet publike“ në Shqipëri. Në kuadër të kësaj lëvizjeje të re, Lëvizja MJAFT! në periudhën shkurt-tetor 2015, ka realizuar anketimin e studentëve rastësorë, aktualisht studentë në pesë universitete publike të Shqipërisë, të Universitetit të Tiranës, Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Anketimi i studentë u krye nëpërmjet pyetsorit me 23 pyetje “Korrupsioni në universitetet publike”. Lëvizja MJAFT! publikoi rezultatet e këtij pyetsori në raportin “Studimi mbi Korrupsionin në Universitete”. Përfundimet e këtij anketimi dhe studimi u botuan edhe në gazetën PANORAMA (7 Nëntor 2015, f. 14), në artikullin “Raporti, ja korrupsioni në universitetet shtetërore” dhe me nëntitull “Pagesë për provimet dhe pedagogë të papranishëm në UT”, me autore Ada Hazizolli. Në këtë artikull thuhet se “Fenomeni i ryshfetit nuk është një rrëfenjë, por një realitet i prekshëm, që ka mbërthyer universitetet shtetërore në vend.”

Populli shqiptar është arsimdashës. Familjet e thjeshta shqiptare gjithmonë sakrifikojnë tej mundësive të tyre financiare për të shkolluar fëmijët, edhe me arsim të lartë, kryesisht në universitetet publike të Shqipërisë. Por, korrupsioni qe ekziston dhe vepron sot në universitetet publike në Shqipëri, eshte e kunderta e aspirateve te popullit shqiptar. Prandaj lëvizja “Nisma studentore kundër KORRUPSIONIT në Universitetet publike“ është aktuale, tejet e rëndësishme, sepse :
Së pari, është në kuadër të planit strategjik të qeverisë shqiptare për integrimin europian, plan i hartuar sipas udhëzimeve të BE-së, ku theksohet se ndër prioritetet kryesore është edhe arsimi. Në këtë plan strategjik është theksuar se në vijim, në qendër të vëmendjes do të jetë si arsimi universitar, ashtu edhe ai parauniversitar, kuprioritetet kryesore janë lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e cilësisë5)
Së dyti, në të dy Raportet për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor që prezantohen nga Komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, (KALKSH), thuhet se thelbi i Reformës në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor është vendosjanë themel të veprimtarisë së universiteteve tona domosdoshmërinë e vendosjes së standartit të cilësisë reale dhe sa më bashkohore mundësisht, të diplomave në universitete. Pikërisht, këtë ka kërkuar, kërkon dhe do të kërkojë gjithmonë populli shqiptar. Gjithashtu, po në këto Raporte (pika 3.1, f. 12) thuhet se “ulja drastike e cilësisë së diplomave në universitetet shqiptare (publike dhe private), veçanërisht vitet e fundit, ka ardhur nga shtrirja e shpejtë e metastazave të korrupsionit në universitete.”4)

Ç’përmban raporti e studimit “Prezantimi i korrupsionit” të Lëvizjes MJAFT! për Korrupsionin në Universitetet publike ? Shifrat janë tronditëse. Për universitetet publike, konkretisht, Universitetin e Tiranës, Universitetin “Fan Noli” Korçë, Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, nga studimi “Prezantimi i korrupsionit” të Lëvizjes MJAFT!, rezulton :
  • 3 % e studentëve të anketuar të këtyre universiteteve publike pohojnë nivelin e lartë të korrupsionit në universitetet (fakultetet) ku studiojnë.
  • 7 % e studentëve të anketuar pohojne se kanë qenë vetë të përfshirë në aktin korruptiv
  • 3 % e studentëve të anketuar janë shprehur se korrupsioni shfaqet më së shumti për të paguar provimet
  • 5 % e studentëve të anketuar janë shprehur se arsyeja e pagesës është për të marrë provimet (klasën), 30.8 % për të përmirësuar notën dhe 5.8 % për të pasur shanse për të vazhduar studimet.
  • 5 % e studentëve kanë shprehur si shkak të korrupsionit, moszbatimin e rregullores
  • 8 % e studentëve të anketuar kanë pohuar se korrupsioni ekziston më shumë në universitetet e rretheve se sa në kryeqytet

Pra, statistikat e këtij studimi flasin shumë për gjëndjen e rënduar korruptive në universitetet publike. Por, çfarë korrupsioni në Universitetet publike deklarojnë studentët e intervistuar në studimin “Prezantimi i korrupsionit” të Lëvizjes MJAFT! ?
Së pari, në të gjithë universitetet publike, konkretisht, Universitetin e Tiranës, Universitetin “Fan Noli” Korçë, dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, rezulton se studentët kryejnë pagesë për provimet (në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë këtë fenomen studentët e intervistuar e kanë quajtur ryshfet). Pra, 45.3 % e studentëve të intervistuar kanë deklaruar se në universitetet publike shqiptare është i pranishëm fenomeni korruptiv i shitjes së provimeve nga pedagogë të korruptuar nëpërmjet pagesave të studentëve të korruptuar. Fenomeni që një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike “shesin vlerësime të deformuara” të provimeve të studentëve që “paguajnë” në rrugë korruptive, të paligjshme, është një nga shkaqet e “prodhimit” tëdiplomave me nivele shumë të ulëta. Dëmi në shoqërinë shqiptare nga ky korrupsion “i ndyrë” në universitete, është i pallogaritshëm4) (pika 4.2.2, faqe 19 e Raportit). Nëse pedagogu i korruptuar vlerëson “kalues” apo padrejtësisht me notë të pamerituar një student që e paguan, çfarë të mirë mund të presë arsimi i lartë prej këtij pedagogu, i cili duhet të jetë edhe edukator ? Kjo kategori pedagogësh shkakton dëm të madh dhe afatgjatë, me pasoja të rënda për shoqërinë tonë, jo vetëm për cilësinë e dobët të studentëve të korruptuar (që paguajnë për të “marrë” provimet), por edhe dëm moral me efekt shumë negativ për pjesën tjetër të komunitetit të studentëve te ndershëm, duke e viktimizuar këtë kategori studentësh që luftojnë ndershmërisht për meritimin e diplomës që synojnë të fitojnë në universitetet publike. Jo vetëm kaq, por ka studentë të paaftë, dembelë, të korruptuar që paguajnë pedagogë të korruptuar për t’u përgatitur me pagesë edhe detyra kursi, projekt diploma, etj. Në raportin “Studimi mbi Korrupsionin në Universitete”, 2) (faqe 10) të publikuar nga Lëvizja MJAFT!, me të drejtë citohet se “Nëse studenti i merr notat përmes akteve korruptive, kjo çon në uljen e nxitjes për të mësuar”.
Së dyti, në studentët e intervistuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër citohet fenomeni se denoncimi i akteve korruptive është jo efektivMungesa e vullnetit e strukturave drejtuese dhe investiguese të universiteteve publike, për të reaguar mjaftueshëm dhe menjëherë, ndaj fenomenit të korrupsionit për vlerësimin e deformuar të studentëve në provime, shfaqet si fenomen akoma më i neveritshëm dhe korruptiv në arsimin e lartë. Ky mosreagim nuk është i rastësishëm, sepse ka edhe drejtues në strukturat e arsimit të lartë që “bëhen mburojë mbrojtëse” e pedagogëve të korruptuar. Ky fenomen është edhe për universitete të tjerë publike.
Së treti, në studentët e intervistuar në Universitetin “Fan Noli” Korçë citohet fenomeni korruptiv i nepotizmit. Ky fenomen është edhe për universitete të tjerë publike. Studiuesi i shkencave politike ne Universitetin e Harvardit Joseph S. Nye e klasifikonnepotizmin veprim korruptiv2) (faqe 6) Pra, korrupsioni në arsimin e lartë përfshin edhe emërimet nepotike të personelit akademik dhe administrativ në strukturat universitare.
Së katërti, në studentët e intervistuar në Universitetin “Fan Noli” Korçë dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, citohet fenomeni korruptiv i ekzistencës sëstudentëve “fantazmë” (edhe me rezultate të shkëlqyera). Ky tip korrupsioni në arsimin e lartë nuk mund të përballohet nga pedagogë të korruptuar individë. Ai përfshin patjetër edhe personelin e drejtuesve në strukturat e universiteteve publike. Dhe ky fenomen ka shtrirje edhe jashtë Shqipërisë, si p. sh. Italinë. Më 23 Nëntor 2015, gazetaTemA Online shkruante se Kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone, duke folur me studentët e Universitetit të Firences, deklaron se “ka politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat”. Pra, sipas studimit “Prezantimi i korrupsionit” 2) të publikuar nga Lëvizja MJAFT!, në universitetet publike të Shqipërisë diplomohen “studentë fantazmë (edhe me rezultate të shkëlqyera)”, pa frekuentuar fare auditorët e mësimdhënies. Publikisht, edhe në mediat shqiptare janë deklaruar raste të tilla. Jemi te njohur publikisht me to.
Si çdo formë tjetër e korrupsionit në Shqipëri, edhe korrupsioni në arsimin e lartë “ka prodhuar milionerët” e saj. Në artikullin “Milionerët e institucioneve qëndrore dhe “bejlerët” e qyteteve kryesore”, të gazetës Telegraf, 1 Dhjetor 2015 7), thuhet se “Ka milionerë në çdo institucion, në çdo sektor ku futet paraja e buxhetit të shtetit, apo atje ku kryhen shërbimet jetike për jetën e njeriut, … Ata kanë qenë dhe gjënden në institucionet e shtetit, kryesisht ata me mbi 20 vjet eksperiencë, por edhe ata që nuk kanë mbushur 5 vitet në poste dhe zyrat e shtetit, duke nisur nga mjekët, doganierët, gjyqtarët, prokurorët, juristët, drejtorët e institucioneve dhe duke përfunduar tek pedagogët, dekanët, të gjithë të pasuruar jo me biznes, por me para qyl.” Më tej, në pjesën “Statistikat e frikshme në Elbasan” të artikullit, thuhet se “Në arsim – universitet – ish-drejtues – pedagogë, janë 23 persona që kanë një pasuri që varion nga 400 mijë euro deri në 1.5 milion euro.” Në gazetën SOT, (10 Shtator 2015, f. 9), 5) Zyra e Kryeministrisë dhe Ministria për Çështje Vendore, kanë publikuar raportin e rradhës, ku pasqyrohet bilanci i denoncimeve për korrupsionin për të gjitha ministritë e kabinetit qeveritar, gjatë dy viteve të para të mandatit. Në krye të listës ishte Arsimi, me 1408 denoncime. Dhe denoncimet e qytetarëve per korrupsionin vazhdojnë të rriten. Në muajin mars kanë qenë 688 denoncime në këtë fushë, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të nxjerra nga portali anti-korrupsion, kjo shifër ka shkuar në 1408. Edhe pse është deklaruar shpesh herë se po luftohet korrupsioni, statistikat tregojnë se në arsim ai vijon të jetë tepër prezent. Kanë qenë jo të pakta rastet kur studentët kanë denoncuar pedagogët për marrje ryshfeti.

Pra, problemi i korrupsionit në universitetet publike në Shqiperi që analizon, trajton dhe kërkon të luftojë Lëvizja MJAFT! nëpërmjet lëvizjes “Nisma studentore kundër korrupsionit në universitetet publike“ është mbarëkombëtar dhe tejet i rëndësishëm sepse i bën studentët faktor shumë të rëndësishëm në këtë proçes. Në këtë mënyrë studentët bëhen pjesë e betejës për rritjen e cilësisë së diplomimit të tyre, të rritjes së efektivitetit të investimit të rëndë që bën çdo familje shqiptare për diplomimin e fëmijëve, si dhe për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Studimi i kryer nga Lëvizja MJAFT!tregon qartë rolin shumë të rëndësishëm të studentëve për luftimin e korrupsionit në universitetet publike e më gjërë, për rëndësinë e bashkëveprimit të opinionit sa më të gjërë publik me organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shtetërore ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit, jo vetëm në universitetet publike, por më gjërë. Por, me keqardhje shohim se opinioni publik përgjithësisht heshtnuk denoncon. A është i lodhur apo është indiferent ? Korrupsioni duhet luftuar me çdo kusht, me çdo veprim ligjor, pa ekuivok. Në raportin “Studimi mbi Korrupsionin në Universitete”, 2) (faqe 23) të publikuar nga Lëvizja MJAFT!, me të drejtë citohet se “… korrupsioni nuk e shfaq efektin e tij në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë”.

Lëvizja MJAFT! ka si qëllim bazë sensibilizimin e opinionit shqiptar për çështjet e zhvillimit demokratik të shtetit ligjor në Shqipëri. Misioni i Lëvizjes MJAFT! është rritja e qytetarisë aktive, forcimi i komuniteteve, promovimi i qeverisjes së përgjegjshme, rol i rëndësishëm ky në kuadrin e organizatave të shoqërisë civile. Jemi dëshmitarë seroli dhe autoriteti i Lëvizjes MJAFT! ka ardhë suksesshëm gjithnjë në rritje. Por, nuk mjafton, duhen gjetur forma akoma më efikase për të “aktivizuar më fuqimisht opinionin publik shqiptar”, për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të këtij opinioni, për rolin tejet të rëndësishëm të tij në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, jo vetëm në arsimin e lartë. Është kuptimplotë fjala e Ramez Naam 2) (faqe 2) se “kemi parë se shtete që kanë zhvillim ekonomik kanë qeverisje të mirë, dhe qeverisja e mirë vjen nga liria e fjalës. Kjo vjen nga ndalimi i korrupsionit. Vjen nga një shoqëri qe ngren zërin dhe thotë “Ky politikan është i korruptuar, ky administrator apo nëpunës zyrtar është i korruptuar.
Praktikat e deritanishme të veprimtarisë së shoqërisë civile dhe të organizatave të saj, në kuadër të shoqërive demokratike, sidomos mbas viteve 1990, arrihet në konkluzionin se në shoqëritë e sotme demokratike është absolutisht e domosdoshme pjesmarrja e forumeve dhe organizatave të shoqërisë civile për funksionimin sa më të mirë të shtetit. Konkludohet, se pjesmarrja aktive, e organizuar dhe institucionale e shoqërisë civile në qëndrimet politike, në kontrollin e veprimtarisë së qeverisë dhe informimi i hapur i shoqërisë civile, janë domosdoshmëri e demokracisë aktive sociale për çdo vend. Teoria e demokracisë e ka pranuar rolin e madh të shoqërisë civile si një kusht esencial për egzistencën dhe mirëfunksionimin e demokracisë. Prandaj, amerikanët, duke kritikuar pjesen joaktive (indiferente) të shoqërisë civile, thonë se “Ne nuk mund të bëjmë asgjë për ata që NUK MENDOJNË PËR TË ARDHMEN E TYRE”.

Related

Arsimi 6836913118686116954

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item