Si lindi gazetaria e verdhë dhe ndikimi i saj në opinionin publik

Nga Albana M Lifschin Gazetaria e verdhë është një stil i informimit të ngjarjes për publikun ku në plan të parë del sensacionalizmi...

Nga Albana M Lifschin


Gazetaria e verdhë është një stil i informimit të ngjarjes për publikun ku në plan të parë del sensacionalizmi . Ky term ‘ yellow journalism’ lindi në fund të shek të XIX në Nju Jork, gjatë konkurencës midis dy gazetave më të mëdha të kohës, “New York World” dhe “New York Journal”, me botues Joseph Pulitzer dhe Wiliam Randolph Hearst. Fillimisht gazetaria e verdhë nuk kishte të bënte me informimin e ngjarjes dhe përfaqsohej nga karikatura nga jeta e Nju Jorkut në lagjet e varfëra,të skicuara nga Richard Outcauld, karikaturist i gazetës “New York World” . (Personazhi më i njohur i karikaturistit u quajt ‘yellow kid’ për shkak të ngjyrës në botim).
Me qëllim që të rriste shitjen e gazetës së tij, “New York Journal” , në 1896 botuesi Wiliam Randolph Hearst ia mori karikaturistin gazetës “New York World” përmes një beteje të ashpër. Joseph Pulitzer, iu desh të gjente një karikaturist tjetër. Ndërkohë termi ‘yellow kid ‘ u bë term i ditës që nënkuptonte gazetarinë e verdhë e cila i jepte dorë sensacionalizmit në përshkrimin e ngjarjeve shoqëruar me skica e karikatura. Gazetaria e verdhë fitoi një ndikim të madh në zhvillimin e ngjarjeve. Rasti më i përmendur është ai i luftës midis Amerikës dhe Spanjës për çeshtjen e Kubës. Kuba ka qënë për një kohë të gjatë koloni e Spanjës. Në këtë koloni kishte filluar lëvizja revolucionare për shkëputje nga Spanja e fitimin e pavarësisë. Botuesit e dy gazetave më të mëdha të Nju Jorkut, Hërst dhe Pulitzer i kushtuan vemendje të madhe pasqyrimit të ngjarjeve në Kubë, shtypjes që i bëhej popullsisë nga qeveria spanjole, ndjekjen e atyre që kërkonin pavarësi deri tek internimi në kampe përqëndrimi. Disa herë nga gazetat u publikuan edhe ngjarje falso. Ngjarjet e ilustruara dhe me tituj të dukshëm që tërhiqnin lexuesit, rritën e tirazhin e gazetave. Në shkurt të vitit 1898 marëdhëniet midis SHBA dhe Spanjës erdhën drejt përkeqësimit me shpejtësi. Një letër private e ambasadorit spanjol Dupy de Lome ku fliste keq për presidentin amerikan McKinley, ra në duart e Hërst-it dhe u be publike në gazetën e tij. Qeveria spanjole tërhoqi menjëherë ambasadorin e saj dhe kërkoi ndjesë. Piku i konkurencës së dy gazetave me të mëdha arriti në 15 shkurt 1898 kur një anije lufte amerikane(Maine) u mbyt në portin e Havanës. Anija qe shpënë atje si demonstrim i forcës amerikane dhe në kohën kur një anije spanjole kishte mbërritur në NYC. Në 15 Shkurt anija Maine u shkatërua nga shpërthimi i një eksplozioni në bord ku humbën jetën 260 detarë. Si Hërst ashtu dhe Pulitzer në gazetat e tyre deklaruan që shpërthimi në anije qe rezultat i një komplloti spanjol. Megjithëse kjo nuk u provua, ky moment u kap dhe u zhvillua nga gazetaria e verdhë duke nxitur opinionin amerikan për luftë. Gazetat ndihmuan në krijimin e një klime të favorshme për shpërthimin e një konflikti ndërkombëtar dhe ekspansionit të influencës amerikane përtej kufijëve të saj. Shumë qytetarë amerikanë kërkuan të deklarohej Lufta. Parulla e ditës qe: Mos harroni Maine!
Në 11 prill presidenti McKinley i kërkoi kongresit lejen për përdorimin e forcës në Kubë. Në fillim të Majit të atij vitit, filloi lufta amerikano-spanjole. Amerika ndërkohë deklaroi që ishte në favor të indipendencës së Kubës dhe jo aneksimit të saj. (Illyria)




Related

Opinione 5637857721216207157

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item