Shtyrja e zgjedhjeve, Han: Po bisedohet për një datë të re të zgjedhjeve

Zyra e Komisionerit Han pranon se liderët po kërkojnë një datë të re për zgjedhjet. Në korrespondencën me Alsat, nga zyra e Komisioner...


Zyra e Komisionerit Han pranon se liderët po kërkojnë një datë të re për zgjedhjet. Në korrespondencën me Alsat, nga zyra e Komisionerit Han thanë në mënyrë të prerë:“Duke qenë se jo të gjithë liderët politikë konfirmuan datën e caktuar më herët për mbajtjen e zgjedhjeve, komisioneri bëri të qartë se është përgjegjësi e tyre tashmë që vetë ata të arrijnë pajtim dhe të dalin me një datë të re për zgjedhjet. Komisioneri Han kërkoi nga të gjithë liderët, konfirmim të angazhimit të tyre për të vazhduar përmbushjen e zbatimit të marrëveshjes politike të qershor/korrikut, si dhe reformat prioritare. Liderët politikë e konfirmuan këtë! Kjo përbën edhe çështjen më e rëndësishme për komisionarin: arritjen e progresit sa i përket thelbit dhe përmbajtjes së marrëveshjesh”, thuhet në reagim.
Më tej, nga zyra e Komisionerit Han theksuan se “Ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të mbështesim çdo përpjekje në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve korrekte, në të njëjtën linjë me standardet demokratike. Komisioneri ndërmori një përpjekje për të arritur më shumë burime (financiare dhe në personel) për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, dhe gjithashtu, për t’u siguruar të gjithë kandidatëve të prezantojnë programet e tyre politike para qytetarëve, nëpërmjet mediave të rëndësishme. Në këtë drejtim janë shënuar disa zhvillime, por më hollësisht Komisioni do të njoftojë të hënën në mesditë”, theksonte zyra e Komisionerit Han.

Related

Maqedoni 2068346319988394117

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item