“Shtëpia Kadare”, qendër muzeale dhe kulturore në 80-vjetorin e shkrimtarit

Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare,  “Shtëpia Kadare”  do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet...


Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare,  “Shtëpia Kadare”  do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore.
Ajo do  të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore , etj.
“Shtëpia Kadare” është jo thjesht një projekt rijetëzimi, jo thjesht një qendër muzeale dhe kulturore, por mëton të tregojë krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që në vazhdimësi mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë. “Shtëpia Kadare” do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetit, duke zhvendosur aktivitete të metropolit drejt qytetit historik, duke shtuar numrin e vizitorëve dhe si rrjedhojë duke prodhuar një ekonomi në rritje në zhvillim të turizmit.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Gjirokastrës për rijetëzimin e Qendrës “Shtëpia Kadare” ka hartuar edhe shumë aktivitete në ditën e lindjes dhe gjatë gjithë vitit 2016, i shpallur si viti i Kadaresë.
Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si  një ngjarje  që afron rrëfimin e shkrimtarit  për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut.
Më poshtë kalendari i aktiviteteve kulturore:
28 janar 2016, ora 11:00 -12:00 “Gjirokastra lexon  Kadarenë”
Maratonë leximi në  8 sheshe publike, Gjirokastër
“Gjirokastra lexon  Kadarenë” do të jetë fillimi i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një  lexim i personazheve të gjallë të romaneve në hapësirat publike.  Një maratonë leximi në një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, të moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë vizitorë të vlerave të trashëgimisë dhe kulturës.
Vendet e leximit:
  1. Nisja nga Bashkia, Gjirokastër
  2. Klubi i Gjuetarëve
  3. Bashte e Teqesë-Gjirokastra e vjetër
  4. Gjimnazi “Asim Zeneli”
  5. Biblioteka “ Apostol Meksi”
Shkolla e mesme artistike “Feim Ibrahimi”
Gjimnazi “Siri Shapllo”
  1. Sheshi i Ficove-Shkollat 9-vjeçare
  2. Universiteti “Eqrem Çabej”
  3. Shkolla e mesme “Pandeli Sotiri”
Data 28 do të pasohet me aktivitetet e tjera  artistike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër në datat 29 dhe 30 janar, duke krijuar një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët , ndërtuar jashtë çdo ligji të ubanistikës .

Gjirokastër, 29 janar 2016, Teatri “ Zihni Sako”, ora 18:00
“Interpretim në magjinë e letërsisë Kadare”
Dokumentar: “Me sytë e fëmijërisë”
Ekspozitë me botime të Kadaresë
Gjirokastër, 30 janar 2016, “Shtëpia Kadare”, ora 11.00
-Përurim i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare
Ekspozita e piktorit Bashkim Ahmeti
-Ekspozitë e Shtëpisë Botuese Onufri
Tiranë, 28, 29, 30 janar, Universiteti i Arteve, ora 20:00
Shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës
12 shkurt- 28 shkurt, BKSH, ora 10:00
  1. Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” ndërton një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit;  që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve;  Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar, etj deri te Tirana me “bulevardin Broadway”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar.
  2. Konferenca “ Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi” (12 shkurt; ora 11; salla shkencore)
Do të bashkojë kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogeve e shkrimtareve.
  1. Promovime të përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara pikërisht për kremtime të 80-vjetorit.
Prill 2016
Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”   udhëton në Kosovë, në kuadër të Javës së Bibliotkeave, duke e përfshirë kështu edhe Kosovën në kremtimet specifike të 80-vjetorit.
Korrik-Gusht 2016
Ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” vendoset gjatë periudhës së turizmit në  “Shtëpinë Kadare” në Gjirokastër duke e bërë pjesë edhe të jetës kulturore të qytetit dhe të guidave turistike. BKSH parashikon edhe një trajnim të shkurtër për personelin që do të shërbejë në Muze për të shpjeguar ekspozitën dhe disa të dhëna specifike mbi autorin dhe veprën e tij.
Korrik-Gusht 2016
Aktivitete muzikore, festivale ,  promovime autorësh  dhe lexime në “Shtëpinë Kadare”.  Këto ngjarje artistike do të organizohen nga Ministria e Kulturës, Bashkia Gjirokastër  dhe skena e pavarur artistike.
Shtator-Nëntor 2016
Shpallja e konkursit letrar kombëtar, me pjesëmarrjen e shkollave të mesme,  i cili krijon edhe Çmimin “Shtëpia Kadare”.

Dhjetor 2016
Albumi “Ismail Kadare dhe editimet”
Albumi “Ismail Kadare dhe editimet” do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të  Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë  të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje shumësinë dhe pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku më çmimet kombëtare e ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta.
Promovimi i albumit do të bëhet në mjediset e BKSH-së, bashkëshoqëruar me një ekspozitë të shumë botimeve në gjuhë të huaj të autorit që gjenden aktualisht në Bibliotekën Kombëtare. 

Related

Top Lajm 40010813706459380

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item