Shtëpi të përmbytura dhe shira të furishëm në Shqipëri (VIDEO)

Segmente kombëtarë dhe dytësorë hera-herës janë bllokuar veç ujërave edhe nga dëbora dhe rrëshiqtja e dherave dhe gurëve Denion Nd...


Segmente kombëtarë dhe dytësorë hera-herës janë bllokuar veç ujërave edhe nga dëbora dhe rrëshiqtja e dherave dhe gurëve
Denion Ndrenika
Dhjetëra familje kaluan natën jashtë pas shtëpitë iu përmbytën nga vërshimi i përrenjve dhe lumnejve shkakatuar nga shirat e rrëmbyeshëm në Shqipëri.
150 shtëpi u përmbytën vetëm nga dalja tri herë nga shtrati i lumit Erzen në zonën e Tiranës.
Thuajse 40 familje kryesissht të komunitetet rom u evakuuan pasi lumi Lana, Erzeni dhe Lumi i Tiranës ua përmbytën shtëpitë në lagjet periferike të Tiranës, Babrru dhe Bregu i Lumit.
Lumi Erzen doli nga shtrati edhe në disa fshatra ngat autostradës Tiranë-Durrës.
Ka gjithashtu shtëpi të shembura pjesërsisht ose plotësisht.
Segmente kombëtarë dhe dytësorë hera-herës janë bllokuar veç ujërave edhe nga dëbora dhe rrëshiqtja e dherave dhe gurëve.
Për thuajse tri orë u bllokua Rruga e Kombit në kilometrin e shtatë të pjesës Tuneli i Kalimashit-Kukës.
Pothuajse 300 trupa të ushtrisë në mbarë vendin, 180 sosh vetëm në Tiranë, helikopterë luftarakë transportues dhe mjete të tjera janë përfshirë në operacionet e ndihmës.
Lumi Vjosë ka përmbytur zona të tëra të Vlorës, përfshi lagjet brenda qytetit.

Related

Top Lajm 290492235913938688

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item