Shqiptari që flet 7 gjuhë: Është e vështirë të luash kundër atdheut

Admir Mehmedi, 24 vjeç, është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Leverkusenit në Gjermani dhe pretendent për një titull me ekipi...


Admir Mehmedi, 24 vjeç, është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Leverkusenit në Gjermani dhe pretendent për një titull me ekipin e tij. Në një intervistë për gjermanen “Bild”, ai thotë se synimi është të marrin një titull që këtë vit.
“Pse jo? Duhet të jemi më sulmues. Kupa është ëndrra jonë e madhe. Janë akoma dy ndeshje deri në Berlin. Kemi një shans të madh kundër Bremenit”,- shprehet ai.
Pas Berlinit vjen Europiani, ku Mehmedi do luajë kundër “shqiptarëve të tij”, shkruan Bild.
“Unë jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë lojtarët me origjinë shqiptare në kombëtaren zvicerane. Të gjithë donim të shmangnim Shqipërinë gjatë shortit. Do jetë shumë e vështirë të luash kundër atdheut tënd”.
Mehmedi flet shtatë gjuhë të huaja.
“Duhet të falenderoj prindërit e mi, që janë zhvendosur shumë. Kur isha dy vjeç, erdhëm në pjesën italiane të Zvicrës. Nëse do punoja si përkthyes pas karrierës në sport, nuk do ishte problem për mua”.

Related

Sport 3170541131064650572

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item