Shqiptari nga Presheva, kandidat për Parlamentin e kantonit Basel-Stadtit në Zvicër

Arsim Sadriu nominohet zyrtarisht në listën për kandidatë në Partinë Socialdemokrate në Kantonin e Basel-Stadit në Zvicër. Pas preza...


Arsim Sadriu nominohet zyrtarisht në listën për kandidatë në Partinë Socialdemokrate në Kantonin e Basel-Stadit në Zvicër.
Pas prezantimeve dhe në një konkurrencë interne përbrenda partisë, ku kishte kandidatë me profile të larta, qoftë nga shkenca, avokatë, gazetarë, si dhe nga ata që janë pjesë e Parlamentit aktual në Kantonin e Basel Stadtit.
Sipas statusit partiak, u bë votimi me vota të fshehura. Pos që kandidoi për herë të parë, Arsim Sadriu arriti të nominohet zyrtarisht nga ky votim si kandidat për Parlamentin -“Grossrat” – të Kantonit te Basel Stadtit në Zvicërr.
Në një prononcim për media Arsim Sadriu tha: “Është sa përgjegjësi, po aq edhe privilegj për të kandiduar në kantonin e dytë më të fuqishëm ekonomik dhe financiar në Zvicër, e njëkohësisht të përfaqësoj shqiptarët që banojnë dhe jetojnë në aty. Ka akoma punë dhe angazhime, por shpresoj në përkrahjen e fuqishme të komunitetit shqiptar”.
Përndryshe, Arsim Sadriu është me origjinë nga Presheva I lindur më 01 Mars 1969, merret me biznesin e tij në lëmin e kontabilitetit, këshillimeve të biznesit dhe administrimit të ndërmarrjeve!

Related

Diaspora 4300681099127668010

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item