Shqiptari kapet me stilograf pistoletë me 6 fishekë dhe drogë

Një 28-vjeçar shqiptar është kapur nga karabinierët italianë teksa lëvizte i armatosur me një stilograf pistoletë me 6 fishekë, një sa...


Një 28-vjeçar shqiptar është kapur nga karabinierët italianë teksa lëvizte i armatosur me një stilograf pistoletë me 6 fishekë, një sasi droge marijuanë dhe euro.
Operacioni është kryer nga skuadra e Legnano-s, teksa agjentët kishin pasur informacione se shqiptari ishte i armatosur. I arrestuari është 28-vjeçari me inicialet C.T., rezident në zonën Mazzafame. Shqiptari pasi ka pikasur policët ka tentuar të arratiset nga dhoma, por është ndaluar në kohë.
Dhe pasi ka kontrolluar shtratin, sifonin e tualetit dhe sirtarët, policia gjeti 4 gramë marijuanë dhe 1000 euro. Por surpriza ka qenë një stilograf-pistoletë e kalibrit 22 me 6 fishekë të vegjël brenda saj.
Ekspertët thanë se arma ishte në kushte perfekte për të kryer qitje dhe madje vdekjeprurëse në një distancë deri në 20 metra. Kurse nga kontrolli i imtësishëm i shtëpisë u zbuluan edhe 5 mijë euro të tjera të fshehura. Ndaj tij janë ngritur akuzat armëmbajtje pa leje dhe shitje droge. /Dita/

Related

Kronika 5347598139436562890

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item